“Qeveria s’ka para për rrugët e nisura”
22/07/2009 Braçe për infrastrukturën rrugore
Deputeti i PS-së Erion Braçe akuzoi ashpër qeverinë “Berisha” lidhur me investimet në infrastrukturën rrugore. Sipas tij, kjo qeveri nuk ka më para për të mbuluar me financim të gjitha kantieret e akseve rrugore që u hapën me nxitim gjatë fushatës elektorale. “Kryeministri në detyrë Sali Berisha po vazhdon turin e tij të hapjes së kantiereve të ndërtimit në të gjitha akset rrugore nacionale apo edhe rurale. Kësaj here jo për të blerë vota si më 28 qershor, por për të demonstruar me dhunë, në mënyrë antikushtetuese, pa u mbyllur procesi zgjedhor, pa dalë rezultati se do të jetë kryeministër i vendit. I gjithë turi i tij qesharak po shoqërohet me bllokimin e të gjitha kantiereve të ndërtimit, të hapura në dhjetor të vitit që shkoi, janar të këtij viti si dhe në prill–maj qershor, për shkak të fushatës së tij elektorale”, - u shpreh Braçe. Madje, në gjykimin e tij janë këto kantiere ndërtimin shkaqet kryesore për aksidentet e shumta në rrugët e vendit. “Deklarimet tona të faktuara se disa qindra kantiere në 6 muajt e parë të këtij viti elektoral ishin të pambuluara me financim dhe po hapeshin thjesht dhe vetëm për të ndikuar në mënyrë të rremë sjelljen politike të votuesve, tashmë janë realitet. Sot qeveria nuk ka para, prandaj kantieret janë bllokuar në të gjithë vendin”, - theksoi ai. Sipas Braçes, nga të dhënat rezulton se nga 39 rrugë të planifikuara për këtë vit në 35 prej tyre janë çelur vetëm 1 milion lekë të reja fonde për secilën.