PPE dhuratë 40 makina me postera të PD
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe kandidati i PD-së për Qarkun e Tiranës, Tritan Shehu pritën dje në sheshin e trageteve në Durrës përfaqësuesin e së djathtës evropiane Mirco Belotti, i cili, në emër të PPE-ve shprehu mbështetjen në këto zgjedhje ndaj Partisë Demokratike dhe Kryeministrit Berisha. 40 kamionçina, dhuratë e fondacionit të studimeve politike të Ballkanit, të mbuluara me postera dhe logo të fushatës së PD që zbritën nga trageti “Adriatica”, do të lëvizin nëpër të gjitha qytetet e Shqipërisë gjatë këtyre 10 ditëve, të shoqëruara edhe nga aktivistë të PD-së dhe anëtarë të forumit rinor.