E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divjakë, Ruçi: Vota juaj vetëm për PS

 

Kandidatët për deputetë në qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi e Bashkim Fino, janë takuar me banorë të qytetit të Divjakës për të prezantuar programin e Partisë Socialiste. Ruçi ka theksuar se PS do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë arsimimit dhe punësimit të të rinjve. Ruçi gjatë fjalës së tij në Divjakë është ndalur dhe tek ato përurime që i etiketon si mashtrime të kryeministrit Berisha, duke përuruar tre herë të njëjtin segment rrugor. “Kjo, tha Ruçi, bëhet vetëm për t’u hedhur hi syve banorëve të Divjakës, por ata janë të vetëdijshëm për dështimet e kësaj qeverie. Hidheni votën për Partinë Socialiste, jo vetëm për të votuar një njeri, por për të sjellë një alternativë të vërtetë në qeverisje, që të zgjidhë problemet tuaja. Hidheni votën e 28 qershorit, për PS, jo për të hedhur hi syve siç bën kryeministri, që rrugën e Rremasit e përuron tre herë, në tre pika të ndryshme të saj. Hidheni votën për Partinë Socialiste për të ardhmen e fëmijëve dhe për të ardhmen e familjes tuaj”, u shpreh Ruçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›