E Shtunë, 31 Tetor 2026

PPE-të: PS të njohë zgjedhjet, kutitë nuk hapen

Kryetari i grupit të PPE-ve, z. Joseph Daul, i bëri dje thirrje Partisë Socialiste të pranojë verdiktin e zgjedhësve shqiptarë, të cilët e lanë në opozitë dhe ta kuptojë njëherë e mirë se kutitë e votimit nuk mund të hapen. Sipas PPE-ve, vëzhguesit ndërkombëtarë nuk konstatuan parregullsi gjatë zgjedhjeve, ndaj opozita duhet të respektojë vendimet e KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor
Partitë Popullore Evropianë vetëm disa orë para uljes në tryezë të kreut të mazhorancës, Sali Berisha, dhe atij të opozitës, Edi Rama, i kërkojnë këtij të fundit që të pranojë rezultatit e 28 qershorit dhe të tërhiqet nga kërkesa për hapjen e kutive. Sipas PPE-ve, vëzhguesit ndërkombëtarë nuk konstatuan parregullsi gjatë zgjedhjeve, ndaj opozita duhet të respektojë vendimet e KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor. Kryetari i grupit të PPE-ve, z. Joseph Daul, i bëri dje thirrje Partisë Socialiste të pranojë verdiktin e zgjedhësve shqiptarë, të cilët e lanë në opozitë dhe ta kuptojë njëherë e mirë se kutitë e votimit nuk mund të hapen. Zyrtari i lartë bëri të qartë se Parlamenti Evropian ka bërë rezolutë ndaj bojkotit të Partisë Socialiste. "Kërkesa për hapjen e kutive dhe rinumërim është rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor. Partia Socialiste duhet të respektojë vendimin e Gjykatës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve", - u shpreh z. Daul. Kryetari i Grupit të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Joseph Daul, në deklaratën e djeshme për situatën politike në Shqipëri thekson se PE-ja e ka thënë fjalën e vet me anë të një rezolute për zgjedhjet e 28 qershorit. Eurodeputeti Joseph Daul, i cili përfaqëson grupin më të madh parlamentar në PE, shprehet: “Partia Socialiste duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të rregullta dhe të kthehet të punojë në interes të qytetarëve shqiptarë”. Joseph Daul, kryetar i Grupit te Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian i referohet rezolutës së miratuar në fund të vitit të kaluar, ku kërkohej dhënia fund e bojkotit dhe kthimi i PS-së në Kuvend. “Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë kundër bojkotit, kërkesa për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin është rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor, PS të respektojë vendimin e Gjykatës dhe KQZ-së”, - thuhet në deklaratën e kreut të Grupit të Partive Popullore Evropiane. Gjithashtu, në deklaratë theksohet se “grupi i PPE është i shqetësuar thellë për situatën e vështirë politike në Shqipëri shkaktuar nga bojkoti i Parlamentit shqiptar nga Partia Socialiste. Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për situatën aktuale në Shqipëri”. Grupi i Partive Popullore në bazë të zgjedhjeve të fundit për PE-në është dhe grupimi më i madh i deputetëve në institucionin më të lartë të BE-së. Nëse dje ishin deputetët e majtë të PE-së ata që mbështesnin Ramën, sot kriza politike në Shqipëri ka përvijuar dhe një ndarje të grupeve parlamentare në PE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›