Koçi: “Prokuroria të kërkojë imunitetin e Berishës”
Autori i Lajmit: red.
Deputeti Petro Koçi shpreh besimin se çështja e imunitetit të ish - ministrit të Mbrojtjes do të zgjidhet shpejt dhe konform vendimit të Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve, sipas të cilit çdo kërkesë për heqje imuniteti në rastet e hetimit për korrupsion dhe shpërdorim detyre do të aprovohet pa mëdyshje. “Ajo që mbetet për t u ndjekur me vigjilencë qytetare është ecuria e procesit hetimor dhe vullneti i Prokurorisë për t i vajtur kërkimit të së vërtetës deri në fund dhe rezistencës së saj ndaj presionit bipartizan për ta mbyllur procesin hetimor me konkluzione që përjashtojnë politikën nga përgjegjësia penale”, - tha ai. Koçi tha se krimi i Gërdecit nuk mund të katandiset në një opsion nga shkaqe aksidentale siç mundohet ta shesë Kryeministri. Madje, sipas tij, do jetë në dinjitetin dhe lartësinë e detyrës së Prokurorisë së Përgjithshme që të ketë kurajon të kërkojë edhe imunitetin e deputetit Berisha, i cili mban përgjegjësi ligjore dhe morale jo vetëm si kryeministër në menaxhimin e Forcave të Armatosura në kohë paqeje, por edhe si shtetas për shkak të përfshirjes në aferën e trafikut të municioneve të të afërmve të tij.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008