Braçe: “Të sigurohet zbatimi i ligjit”
Autori i Lajmit: red.
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka deklaruar se është pro miratimit të projektligjit për pastrimin e parave. Braçe tha se një ligj i tillë nuk vjen për herë të parë në Kuvend, prandaj këtë herë qeveria duhet të krijojë struktura të posaçme për të siguruar zbatimin e ligjit. Ai ka kërkuar që të krijohet një administratë e qëndrueshme, profesionale, jopolitike dhe me rregulla të qarta për të garantuar zbatimin e ligjit. “Kjo është një çështje shumë e rëndësishme që na intereson të gjithëve, të gjithë krahëve të politikës. Mbi të gjitha, një ligj i tillë u intereson shqiptarëve që duan të jetojnë dhe të punojnë në punë të ndershme”, - ka deklaruar Braçe, duke shtuar se opozita është gati ta miratojë, por qeveria duhet të sigurojë zbatimin e këtij ligji. Të njëjtën mbështetje ka dhënë edhe deputeti Petro Koçi.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008