Meta: Të bëhen investime në bujqësi dhe turizëm

>LSI nis turin e fushatës elektorale për vitin 2009 në Luz të Kavajës
Nis turi elektoral për vitin 2009 në Luz të Kavajës nga lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta i shoqëruar nga Sekretari i LSI për Bujqësinë dhe Mjedisin, Prof.Edmond Panariti, nga anëtari i Kryesisë së LSI, deputeti Ndre Legisi, si dhe nga drejtuesit e LSI-së së rrethit Kavajë, ku zhvilloi një takim në formë bashkëbisedimi me qindra banorë të komunës Luz. Duke i përshëndetur të pranishmit për interesimin e madh të treguar për këtë takim, Kryetari i LSI-së z.Meta theksoi domosdoshmërinë e investimeve nga ana e qeverisë në dy sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vend, që është sektori i bujqësisë, dhe ai i turizmit. Gjithashtu Meta tha se, nuk mund të arrihen standarde evropiane dhe nuk mundet që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian me këtë nivel të mjeruar në të cilën ndodhet bujqësia aktualisht. Lideri i LSI, më tej theksoi se, zhvillimi rural, siguria ushqimore, niveli i mbrojtjes së konsumatorëve, subvencionimi i fermerëve, janë problematika shumë të mëdha me të cilat përballet sot vendi. Kështu që, për ti dhënë fund gjithë kësaj situate kaotike që po kalon vendi, -tha Meta, LSI-ja është e vetmja forcë politike që mund të nxjerrë vendin nga kjo amulli në të cilën ndodhet prej vitesh. Më tej duke u ndalur në zhvillimet e fundit të politikës, Meta nënvizoi se,- është koha që të ndëshkohet ky teatër i shëmtuar politik i bashkëpunimeve të paprincipta mes lidershipit të PS dhe PD, jo vetëm me votë, por njëkohësisht, edhe përmes afirmimit të një programi shumë të qartë dhe shumë konkret ekonomik dhe social. Ne jemi të bindur,-tha ai që këtë gjë do të realizojmë më së miri në të gjitha drejtimet, sepse zgjidhja e kësaj krize të thellë politike, institucionale, kushtetuese, do të vijë nga LSI dhe nga ajo alternativë, e cila tashmë është afirmuar në krah të LSI dhe e cila është në sinkron të plotë me shumicën e qytetarëve shqiptarë. Prandaj tha Meta, objektivi ynë për të fituar në zgjedhjet e vitit 2009, nuk është një dëshirë. Është një detyrë. Një detyrë përpara vendit që kërkon një zgjidhje. Gjithashtu anëtari i Kryesisë z. Ndre Legisi gjatë fjalës së tij u shpreh se ky vit do jetë jo vetëm viti më i suksesshëm dhe historik për LSI-në, por do jetë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët, të cilët me votën e tyre për LSI-së do të tregojnë që e duan vendin e tyre. Duke u kthyer në retrospektivë Legisi u shpreh se,-LSI-ja u krijua forcë politike si një domosdoshmëri e kohës, për të ndalur këtë revansh të dy partive të vjetra, si dhe për ta bërë vërtetë "Shqipërinë si gjithë Evropa". LSI-ja tha Legisi, që në krijimin e saj ka qenë kundër monopoleve politike dhe ekonomike, dhe duke pasur këtë lajtmotiv ajo u sulmua në mënyrë të vazhdueshme nga Kryeministri i asaj kohe, si dhe vazhdon të sulmohet edhe sot nga lidershipi i dy partive të vjetra, sepse ky lidershipi është në mbrojtje të këtij monopolizimi. Ndërsa Sekretari i LSI për Bujqësinë dhe Mjedisin, Prof. Edmond Panariti u shpreh se, "pavarësisht kontributit të sektorit bujqësor në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar me mbi 22 %, që e bën sektorin e dytë që kontribuon më shumë, sot ky sektor është një nga sektorët më të diskriminuar, ku shpenzimet për bujqësinë nuk zënë më shumë se 2 % të buxhetit të shtetit, ose 0.5% nga kontributi i saj në GDP, ndërkohë që kontributi është 10 herë më i madh. Kjo situatë është dhe më dramatike, kur mendon se gjysma e popullsisë e ka të lidhur mirëqenien e vet me këtë sektor. Ndaj ne si LSI i kushtojmë vëmendje të veçantë problemeve të bujqësisë, problemeve të zhvillimit rural, problemeve të ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorëve", theksoi ai. Sipas Prof. Panaritit, "çështja e bujqësisë nuk është çështje politike, por është çështje shtetërore, ndaj LSI-ja tha ai, gjatë qeverisjes që do të përfaqësojë pas qershorit të 2009-ës, do e ketë një nga çështjet prioritare zhvillimin e bujqësisë së vendit.