Olldashi: Ja përse po ja marrim Edi Ramës Unazën e Madhe

/>Ministri: "Bashkia e paaftë për të marrë kredi, të pranojë dështimin , e ndërton qeveria. Për shpronësimet i kemi gati paratë"
Vazhdon beteja politike për Unazën e Madhe, që me sa duket do të jetë një pikë e rëndësishme e fushatës së djathtës për të çmitizuar Edi Ramën me imazhin e "kryebashkiakut që punon". Tashmë, nuk ka bllokim ndërtimesh si te mbikalimi i Zogut të Zi, por garë për të ndërtuar. Pas kryeministrit Berisha dhe reagimit të djeshëm të Bashkisë, është Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, që konfirmon fillimin shumë shpejt të Unazës së Madhe të Tiranës. Unë doja sot të komunikoja me ju pasi dje pashë kryetarin e Bashkisë së Tiranës z.Rama që doli në një mënyrë krejt të pacipë gënjeu për ccështjen e shpronësimeve të Unazës së Madhe"- tha Olldashi në krye të fjalës së tij para mediave.
Prej shumë kohësh, vazhdoi ai, qeveria ka shprehur gatishmërinë e saj për të përballuar shpenzimet e shpronësimeve për Unazën e Tiranës duke qenë se vlera e shpronësimeve është një vlerë e madhe që do të rëndonte buxhetin e Bashkisë. Pra me gjithë dashamirësinë për të lehtësuar buxhetin e bashkisë së kryeqytetit ne kemi marrë përsipër që këtë kosto ta paguajë qeveria.
Shpronësimet për Unazën
Duke hedhur poshtë pretendimin e Bashkisë, Olldashi tha se kërkesa për shpronësim e bashkisë në Qershor të vitit 2008 është miratuar nga MPPTT dhe jo vetëm kaq, por ministria ka bërë edhe publikimin. Sipas tij, është bërë shpallja publike e emrave të pronarëve që shpronësohen si rezultat i ndërtimit të Unazës procesi nga ana e MPPTT është i kryer dhe mbetet vetëm për kalimin nga ana e Vendimit të Këshillit të Ministrave për të bërë pagesën e këtyre pronarëve. "Ne kemi pasur në buxhetin shtesë që ka pasur MPPTT në mesin e vitit të kaluar, shumën prej 2 miliardë lekësh të reja të destinuara për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Tiranës, vlera e të cilit shkon 1.2 miliardë lekë dhe këto lekë na është dashur t'i rialokojmë në fund të vitit te kapitulli i investimeve për shkak se nuk u përdorën dot"- tha Olldashi. Sipas tij, ku fond nuk u përdor dot për një arsye shumë të thjeshtë, që qëndron në themel të bllokimit të këtij projekti. "Bashkia e Tiranës ende sot e kësaj dite nuk ka të siguruara fondet për ndërtimin e unazës. Bashkia ka qenë në kontakte të vazhdueshme me BERZH për të marrë nga kjo bankë një kredi për ndërtimin e unazës për shkak të mungesës së aftësive paguese të bashkisë kjo kredi ende nuk është konkretizuar as sot e kësaj dite"-deklaroi ministri Olldashi. Duke e konsideruar projektin madhor, vazhdoi Olldashi,- ne u ofruam që nëse Bashkia e ka të pamundur që këtë projekt jetik për kryeqytetin, ta zbatojë ne jemi të gatshëm të financojmë, jo vetëm shpronësimet, por edhe realizimin e projektit. Ndërkohë Kryetari i bashkisë deklaroi dje që qytetarët e Tiranës do të mund të kenë një unazë diku rreth vitit 2011 apo 2012. "Ne jemi sot vetëm në javën e parë të vitit 2009. pra ajo që Kryetari I Bashkisë po thotë është që Tirana duhet të presë edhe 3 vjet të tjera për të pasur unazën e saj. Ajo që themi ne është që Tirana ka emergjencë për unazën dhe ne jemi të gatshëm përveç shpronësimeve menjëherë të fillojmë edhe realizimin e saj duke parë se Bashkia e ka të pamundur të sigurojë fondet"-tha Olldashi. "Rama të dërgojë projektin pranë MPPTT në mënyrë që ne menjëherë të fillojmë realizimin e Unazës së Madhe. Sigurisht që nëse do të ndodhë kjo unë e garantoj që ne do të ftojmë të jetë aty në inaugurimin e fillimit të punimeve-deklaroi Olldashi. Ministri Olldashi ka një histori të gjatë përplasje me Edi Ramën, kur ishte kryetar i grupit hetimor për abuzimet me fondet e Bashkisë dhe më pas kur ishte kandidat për kryetar bashkie përballë tij.