E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR mbështet kandidatin Ferdinand Xhaferaj

16-04-2011 / Gazeta 55

Durrës

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve durrsakë, të cilët sipas tij duhet t’i bashkohen me votën e tyre të 8 majit “Aleancës për qytetarin”. Gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në teatrin “Aleksandër Moisiu”, Mediu nënvizoi  se rruga e vetme që kërkojnë shqiptarët është e ardhmja evropiane.
Sipas tij, që nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009 “Partia Socialiste për interesat e ngushta të kreut Edi Rama sabotoi, dhunoi dhe përbalti jo vetëm institucionet, por edhe qytetarët shqiptarë”.
Ai shtoi se falë punës së qeverisë së kryesuar nga Berisha tashmë shqiptarët mund të lëvizin lirshëm në Evropë dhe vendi ynë është bërë pjesë e familjes së NATO-s.
Duke mbështetur kandidatin e “Aleancës për qytetarin” në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, kreu republikan Mediu theksoi se kooalicioni do të krijojë një dimension të ri me karakter social për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ish-pronarët.
Nga ana e tij, kandidati Xhaferaj duke vlerësuar rritjen e spektrit të koalicionit në këto zgjedhje, theksoi nevojën e ndryshimeve të shpejta në qytetin e Durrësit, i cili sipas tij gjatë këtyre viteve të qeverisjes vendore të majtë vazhdon të vuajë “peshën e betonit”, problemet në infrastrukturë e në mjedis si dhe në mungesën e mundësive të punësimit.
Rivlerësimi i bregdetit të Kallmit do të verë në lëvizje pozitivisht pronat e dhjetëra qytetarëve të Durrësit në këtë zonë. Në Durrës do të jetojnë më mirë të gjithë falë një programi të shkëlqyer 4-vjeçar që e kemi ndërtuar të gjithë së bashku, tha më tej kandidati Ferdinand Xhaferaj. Në takim përshëndeti edhe deputeti Lefter Koka, ndërsa ishte i pranishëm edhe prefekti i qarkut Genc Alizoti.

Rrjeti i kanalizimeve do të rehabilitohet plotësisht
“Brenda katër viteve, i gjithë rrjeti i kanalizimeve në zonën e ish-kënetës do të pësojë ndryshime rrënjësore, duke u sistemuar dhe mbuluar,” tha Ferdiand Xhaferaj, kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kreun e Bashkisë së Durrësit. Xhaferaj ka vijuar turin e tij të takimeve me banorët e qytetit të Durrësit, ku për çdo zonë ai ka treguar me projekte të qarta ndërhyrjet që do të bëhen. Në takimin e që pati në zonën e ish-kënetës, ai diskutoi problemin e rrjetit të kanalizimeve.
Zona e ish-kënetës është populluar pas viteve ‘90-të. Problemet që shfaqen aty janë të shumta, ndërkohë që janë rënduar edhe më tepër nga mungesa e investimeve nga ana e Bashkisë. Rrjeti i kanalizimeve paraqet një ndër problemet që prek më shumë cilësinë e jetës së njerëzve, pasi është i hapur dhe shpesh, në raste reshjesh, shkakton edhe përmbytje.
Në një takim të organizuar me banorë të kësaj zone informale, kandidati demokrat Xhaferaj prezantoi projekte konkrete për ndryshimin e gjendjes. Duke i qëndruar zotimit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” se njerëzit janë të parët, projekti i Xhaferajt për rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve përmirëson ndjeshëm jetën e tyre.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›