Këndvështrimi i Jeruzalemit lidhur me revoltat në Siri
Presidenti sirian Bashar al-Assad mund të fajësojë Izraelin për problemet e veta, por izraelitët duket se janë të përçarë, kur bëhet fjalë për kundërshtarin e tyre të dikurshëm. Por, me këtë kompetencë të vogël për të ndikuar në rezultatin e revoltave, Jeruzalemi vetëm mund të shohë me nervozizëm ngjarjet që shpalosen dita-ditës
Në janar, presidenti sirian Bashar al-Assad dha një intervistë të zgjeruar për Wall Street Journal, ku lëvdohej për kontrastin midis krizave që pësoi Egjipti, që e përmbysi regjimin e Hosni Mubarak dhe stabilitetin e dukshëm që mbizotëron në Siri. Gjërat ndryshuan më 19 mars, kur nisën trazirat dhe demonstratat në qytetet Deras e Latakias dhe më pas u shpërndanë në gjithë vendin, duke përsëritur situatën në botën arabe për reformat politike dhe lirinë. Veçanërisht, demonstruesit kërkonin anulimin e ligjeve të rrepta e të jashtëzakonshme në Siri – që sundojnë në vend që nga viti 1963 – që ka nxjerrë jashtë ligjit opozitën bashkë me Partinë Baathe, ka censuruar median dhe ka autorizuar qeverinë të monitorojë dhe të arrestojë individë me dashje. Në këto përpjekje për të qetësuar ankthin, forcat e sigurisë së Sirisë kanë vrarë më shumë se 100 civilë, që në fillim të protestave.
Kur protestat nisën të acaroheshin, Assadi në fillim heshti, mbase për shkak të dilemës se si duhej të përgjigjej.
Kur më në fund e mori fjalën më 30 mars, në vend që t’i jepte fund ligjit të jashtëzakonshëm ose të ofronte ndonjë reformë, kreu tjetër rol. U shpreh: “Siria është objektiv i një kurthi të madh, që vjen nga jashtë”. “Qëllimi i “armiqve tanë’ është ta ndajnë Sirinë dhe ta detyrojnë Izraelin të krijojë një program për të. Ata do të vazhdojnë të përpiqen dhe të përpiqen përsëri”. Me fjalë të tjera, Assadi argumentonte, se këto protesta kundër regjimit janë në shërbim të Jeruzalemit dhe Uashingtonit. Është e çuditshme dhe domethënëse që ndërkohë që përpjekjet e Assadit për të portretizuar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si organizatore pas problemeve të Sirisë, vetë Izraeli është ndarë më dysh, kur flitet për të ardhmen.
Ky hezitim e ka prejardhjen nga fakti që gjatë dy dekadave të kaluara marrëdhëniet Izrael-Siri janë shtrirë në dy pista shpesh kontradiktore mes tyre.
Njëra ka qenë çështja e ujdive politike, që është shpallur që më 1991 në një konferencë në Madrid – një takim midis Izraelit, Jordanisë, Libanit, Sirisë dhe Palestinës që u thirr nga George Bush – dhe vazhdoi nën kryeministrin Yitzhak Rabin nga mesi i viteve 1990.
Dyshues për kapacitetin e sistemit politik të Izraelit për të përvetësuar koncesionet e njëkohshme në të dy frontet – Palestinë dhe Siri – të shumtë ishin kryeministrat e Izraelit që shpeshherë janë përpjekur të arrijnë ndonjë ujdi me Sirinë që në fillim, që kur Madridi përshtati një lloj përqasjeje për paqe.
Sipas kësaj logjike, konflikti Izrael-Siri do të zgjidhej lehtë. Pasi u kundërshtua nga Autoriteti Palestinez, Siria prezantoi një shtet koherent me udhëheqje shumë më të besueshme.
Siria ka treguar interes në një marrëveshje për paqen, duke shpresuar të rifitojë territorin e humbur në Izrael dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Izraeli dhe Siria arritën një ujdi gjatë viteve ’90, duke e modeluar atë pas traktatit të paqes Egjipt-Izrael të vitit 1979.
Izraeli do të tërhiqej plotësisht nga Kodrat e Arit – territori që u pushtua nga Siria gjatë luftës 6 ditore të vitit 1967 – në shkëmbim të garancive të sigurisë dhe një traktati paqeje.
Negociatat vazhduan me inkurajime për ca kohë, por vendet nuk mund të sinkronizonin dëshirat e tyre respektive për një marrëveshje finale.
Bisedimet më në fund u prishën në mars të vitit 2000, gjatë samitit fatkeq të drejtuar nga ish-Presidenti amerikan Bill Klinton, që u zhvillua në Gjenevë me Hafez al-Assad, i ati i Bashar al-Assad, gjatë së cilës Klinton prezantoi ofertën e fundit të kryeministrit Ehud Barak. Assadi ishte në javët e fundit të jetës së tij dhe ia la trashëgim pushtetin të birit, duke mos e pranuar ofertën.
Ashtu si vendet e tjera në rajon, Izraeli priste se cila do të ishte alternativa e Assadit. Assadi vdiq në qershor të atij viti, duke lënë pas një trashëgimi komplekse.
Ai ndërtoi një shtet të fuqishëm në një vend pa stabilitet dhe ushtri të mirëfilltë.
Ai gjithashtu u bë një faktor i rëndësishëm rajonal, duke qenë në aleancë me Bashkimin Sovjetik.
Kur Vëllazëria Myslimane u revoltua nga fundi i vitit 1970 dhe në fillim të viteve ’80, Assadi e shtypi rebelimin, duke vrarë rreth 20,000 civilë.
Ky episod brutal ka pasur një ndikim paradoksal: i futi frikën opozitës siriane, por i futi në mendje një dëshirë hakmarrjeje.
Nga frika e masakrave si pasojë e humbjes së pushtetit, ushtria Alavite dhe elita civile ranë në ujdi për postet.
Këta gjeneralë dhe shefat e sigurisë kufizuan përpjekjet e Bashar al-Assad për t’u liberalizuar, kur ky i fundit erdhi në pushtet. Assadit iu deshën shumë vite për të krijuar autoritetin e tij.
Dobësia e Assadit ishte e dukshme, veçanërisht në qëndrimin e tij ndaj politikave të huaja. Babai i tij ishte mjeshtër i lojës së dyfishtë: ai bisedoi me përfaqësuesit e Uashingtonit dhe u bë aleat me Iranin; negocioi me Izraelin dhe përkrahu ofensivën anti-izraelite të Hezbollahut në Liban; mori pjesë në procesin e Madridit, por inkurajoi edhe një fushatë kundër liderit palestinez Yasir Arafat, duke e akuzuar atë se e tradhtoi Izraelin duke u bashkuar me negociatat për paqen. Ai u shqua në avantazhin e vlerave të Sirisë ndaj Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si një lojtar kyç në politikat arabe dhe si simbolikë e nacionalizmit radikal arab. Bashar al-Assad u përpoq të luante të njëjtën lojë të dyfishtë në Irak dhe Liban, por dështoi, duke mos i ngjarë shumë të atit nga aftësitë aktoreske dhe si rrjedhojë, duke u futur në konflikt me ish presidentin Bush.
Edhe pse i ati arriti një bashkëpjesëmarrje të njëjtë me Iranin, Assadi u shfaq më shumë si klient, sesa i njëjtë me të në marrëdhëniet me Teheranin.
Nën sundimin e tij, Siria u bë një element kritik në boshtin e ashtuquajtur të rezistencës të krijuara prej Iranit, bashkë me Hezbollahun dhe Hamasin.
Kjo aleancë kishte qëllim të pengonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe interesat e Izraelit në Lindjen e Mesme, duke argumentuar në favor të dhunës dhe jo në favor të negociatave për paqe.
Assadi gjithashtu ndoqi linjën e të atit lidhur me bisedimet për paqe me Izraelin. Ai ka argumentuar se do i pëlqente të nënshkruante një traktat paqeje me Izraelin, në shkëmbim të tërheqjes së tërësishme, por ka nënvizuar gjithashtu se është i përgatitur për luftë.
Assadi përkrahu forcat e armatosura dhe bëri një ujdi sekrete bërthamore me Korenë e Veriut për të dërguar inxhinjerë nga Korea e Veriut, për të ndërtuar një reaktor sekret pranë kufirit Siri-Irak.
Për më tepër, Assadi ka mbështetur Hezbollahun dhe Hamasin në aktivitetet e tyre kundër Izraelit. Bashkë me Iranin, ai ndihmoi Hezbollahun duke i dhuruar një arsenal prej 40,000 raketash dhe ndihmoi Gazën që ishte nën sundimin e Hamasit (zyrat qendrore të të cili ndodhen në Damask) në një bazë pro-iraniane dytësore në Mesdhe.
Ndërkaq, qëndrimet e Izraelit kundrejt Assadit, bënë që ai të ndryshonte kurs gjatë pushtetit. Është e rëndësishme të përmendim se në vitet e fundit mbështetja më e madhe brenda Izraelit për një marrëveshje paqeje për Sirinë, ka ardhur nga institucioni i mbrojtjes, i cili beson se një traktat paqeje me Sirinë mund të përfaqësonte një hap vendimtar në reduktimin e pushtetit rajonal dhe në ndryshimin e tablosë së errët në Liban.
Kjo pamje – një formulë e territorit për rikonstruksion strategjik – përfaqëson një lëkundje nga negociatat e kaluara për paqe.
Sirianët kanë treguar se nuk kanë vullnet të shkëputen prej Hezbollahut dhe Iranit, duke e bërë këtë të qartë në bisedat me zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë, ku kanë nënvizuar se nuk kanë për të bërë ndonjë ndryshim dramatik në besnikërinë e tyre.
Ish kryeministri izraelit Ariel Sharon u fokusua në çështjen palestineze dhe refuzoi të negocionte me Sirinë, që i erdhi për shtat administratës së Bushit.
Ehud Olmert, i cili korri sukses me Sharonin dhe ruajti marrëdhënie të ngushta me presidentin Bush. Olmert nuk kishte dyshime për shkatërrimin e reaktorit bërthamor të ndërtuar në Korenë e Veriut në shtator të vitit 2007 dhe për operacionet e mëtejshme brenda Sirisë. Negociatat me Turqinë më në fund u prenë në dhjetor të vitit 2008, kur Izraeli i shpalli Gazës luftë, gjë që Turqia e kritikoi rreptë. Që atëherë, të pakta ishin takimet diplomatike.
Megjithëse presidenti amerikan Barack Obama ka bërë thirrje për angazhime më të shumta me Sirinë, ai vetë është përqendruar më shumë te negociatat Izrael-Palestinë. Së fundmi, është dërguar një ambasador në Damask për herë të parë që nga viti 2005. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i ka drejtuar përpjekjet e tij edhe kah fronti palestinez, duke treguar pak interes në dhënien e një roli të ri Turqisë në diplomacinë arabo-izraelite.
Pikëpamja e Izraelit për krizën në Siri duhet të shihet në sfond të kësaj panorame.
Liderët e Izraelit besojnë se Siria dhe boshtet iraniane janë dobësuar së tepërmi nga trazirat e brendshme, që kanë pllakosur në regjimin e Assadit. Në rajon pritet se cila do të jetë alternativa e Assadit.
Edhe pse janë të vetëdijshëm për grupet aktive pro demokracisë dhe të drejtave njerëzore brenda Sirisë dhe jashtë vendit, ata në mënyrë të natyrshme ia kanë frikën pushtetit të Vëllazërisë Myslimane. Me pak aftësi për të ndikuar në zhvillimet e brendshme në Siri, Izraeli veçse mund të kundrojë shpalosjen e ngjarjeve. Duke ecur përpara, Izraeli mund të ketë dëshirë të kishte po aq pushtet sa të ndikonte te Siria, në një kohë që edhe vetë Assadi e pretendon këtë.
Autori ka qenë ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Damask dhe Kreu i Negociatave me Sirinë nga viti 1993-1996
Përktheu Rudina Dahri