E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR mbledh Konventën, Mediu: Bashkëpunimi i së djathtës të bazohet në reciprocitet

Partia Demokratike ka mbledhur sot Konventën e saj ndërsa është mbajtur edhe një minutë heshtje në nderim të Sabri Godos.

Në fjalën e tij, Mediu vlerësoi edhe deklaratën e kryeministrin Sali Berisha për bashkimin e së djathtës por shtoi se bashkëpunimi i të gjitha forcave duhet të bazohet në reciprocitet.

“Ne kemi qënë për bashkëpunim të së djathtës por ato bazohen në reciprocitetin dhe jo në pazare.  Ne kërkojmë një analizë të thellë të zgjedhjeve të 2009 të gjithë partive dhe maksimalizimin e votave të djathta. Kurrkush nuk e vë në dyshim faktin që PD-ja është partia më e madhe e së djathtës por ashkush nuk mund të vërë në dyshim që PR-ja është partia e dytë më e madhe e djathtë. PR-ja përfaqësimin e saj e ka të mbështetur në votën e saj tha Mediu.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›