E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrahim Çota: Shpifje e Taulant Ballës, frikë nga humbja e madhe në 23 qershor

21-04-2013 / Gazeta 55

Akuzat për dhunë ndaj kryetarit të degës së PS në Librazhd - reagon deputeti i PD

Deputeti i Partisë Demokratike për Librazhdin, Rrahim Çota hedh poshtë akuzat e socialistëve të degës lokale atje, për dhunimin e zyrave të PS gjatë orëve të vona të një nate më parë. Ai e cilëson këtë shpifje dhe skenar të Taulant Ballës nga frika e humbjes së madhe në zgjedhjet e 23 qershorit. “Këto akuza janë si akuzat që deputeti Taulant Balla më bëri më 21 janar, sikur unë kisha rrahur disa nga anëtarët e PS-së në Librazhd. Janë deklarata abuzive. Qytetarët e Librazhdit janë të shokuar pasi unë ndodhem pikërisht në qytetin e Librazhdit dhe janë habitur me deklaratat e PS-së dhe eksponentëve të saj. Prapa tyre fshihet Taulant Balla të cilit i pëlqejnë të thotë nga këto gjëra pasi e ka të humbur betejën elektorale në Librazhd, siç e humbi dhe vite më parë ku unë fitova votën e qytetarëve të Librazhdit me 70 për qind të saj. Të gjitha këto janë shpifje, kam qenë në shtëpi me familjen time dhe nuk është e vërtet aspak kjo që më thoni. Nëse doni shkoni dhe verifikojeni, është plotësisht e verifikueshme”, deklaroi Çota gjatë një prononcimi për gazetën “55”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›