E Shtunë, 31 Tetor 2026

PRIFILMFEST, kinemaja e botës në Prishtinë

Prishtina International Film Festival do të jetë festival ndërkombëtar i fimit artistik me metrazh të gjatë që nis vitin e ardhshëm në Prishtinë, duke konfirmuar se Kosova është në rrugë të mbarë me artet e industrisë së rëndë si kinemaja apo teatri. “Me realitetin e ri, dhe të inkurajuar nga përkrahës të shumtë se ky festival është shumë i nevojshëm për Kosovën, mendojmë se kjo iniciativë do të jetë një shtytje për zhvillimin e kinematografisë kosovare si dhe do ta fusë Prishtinën në listën e kryeqyteteve evropiane me festival të respektuar të filmit.” Kjo është e para deklaratë zyrtare që kanë dhënë së fundi themeluesit e PRIFILMFEST-it, drejtorja ekzekutive Vjosa Berisha, Orhan

Kerkezi – Drejtor i Festivalit; Fatos Berisha – Drejtor Artistik dhe Faton Hasimja – Drejtor Kreativ, një grup njerëzish që bashkojnë përvojat e disa festivaleve në Kosovë.

PRIFILMFEST, e regjistruar si organizatë jofitimprurëse do të ketë një bord ndërkombëtarë me anëtarë nderi që pritet të bëhen publikë së shpejti. “Duke dashur ta zgjerojmë numrin e anëtarëve të bordit, kemi kontaktuar me shumëpersonalitete të respektuara të cilat do t’i bëjmë publike me rastin e konfirmimit nga ana e tyre. Ftesa që të jetë kryetare e këtij bordi, i është dërguar edhe aktores së njohur angleze me famë botërore, fituese e Oskarit, Zonjës Vanessa Redgrave”,- kanë thënë themeluesit.

Edicioni i parë i PRIFILMFEST mendohet të mbahet në qershor 2009, duke u lënë kohën e duhur përgatitjeve për të pasur një prezantim të parë dinjitoz.

Grupi i punës ka bërë të ditur se deri tani janë kontaktuar shtëpi filmike nga vende të ndryshme të botës dhe janë në bisedime për të ndërtuar një repertor serioz dhe për të bërë të mundur që nëpërmjet tyre të ftohen personalitete të kinematografisë botërore.

PRIFILMFEST gëzon tashmë përkrahjen e institucioneve të rëndësishme si Kryetari i Komunës së Prishtinës, ministri i Kulturës, Kryeministri i Kosovës, dhe Kompania IPKO e cila që tani është deklaruar që do të jetë sponsor i festivalit. Kanë ofruar mbështetje disa banka dhe kompani të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›