PROCEDURAT, leja e qëndrimit për studime, si mund të konvertohet në leje pune
Ndikimi i kontratës së punës në lehtësirat për ndryshimin e dokumenteve. Dy mënyrat se si një student mund të studiojë dhe njëkohësisht të punojë
Artan CENA
Të gjesh punë dhe të kesh vetëm lejen e qëndrimit si student. Ky problem i ka shqetësuar të rinjtë shqiptarë që studiojnë në Itali. Por tani ka dy mënyra se si mund ta konvertosh lejen e qëndrimit, nga ajo për studime në leje pune. Para së gjithash është e nevojshme të sqarohet që me leje-qëndrimin për studime mund të punësohesh edhe pa qenë nevoja të kërkohet konvertimi. Por, vetëm me kontratë pune që nuk kapërcen 1040 orët në vit apo 20 orët javore. Ky kufi është vendosur pasi titullari i një lejeje qëndrimi për studime ka për detyrë parësore të ndjekë kurset në të cilat është regjistruar dhe që i kanë bërë të mundur marrjen e lejes së qëndrimit dhe vetëm si “aktivitet dytësor” për të pasur një mbështetje ekonomike. Për shembull, mund të futet në punë me kohë të pjesshme (part-time).
Në rast se studenti kërkon të punësohet me një kontratë pune të varur me orar më të gjatë se i sipërpërmenduri që lejon ligji, apo ka përfunduar (ose ka ndër mend të braktisë) studimet, ai duhet të paraqesë kërkesë për konvertimin e lejes së qëndrimit. Por, pa harruar që konvertimi është i mundshëm vetëm në prani të një lejeje qëndrimi për studime të vlefshme (të paskaduar), ose në fazë përtëritjeje (nuk pranohen kërkesa nga studentët që janë ende në pritje të leje-qëndrimit të parë për studime).
Rreth procedurës, ligji dallon dy hipoteza
Në këto raste studenti mund të kërkojë konvertimin e lejes së vet të qëndrimit në çdo periudhë të vitit dhe pa pritur shpalljen e një dekreti fluksesh (dekreti me të cilin qeveria, çdo vit, përcakton kuota edhe për konvertimet e lejeve nga studim në punë). Në raste të tilla kërkesa e konvertimit duhet paraqitur duke ndjekur procedurën online në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme www.interno.it dhe duke përdorur modulin e posaçëm V2, në të cilin të shënohen, përveç të dhënave personale, edhe kushtet ekonomike të kontratës. Kërkesa i duhet dërguar sportelit unik të prefekturës së vendit ku i interesuari për konvertimin e lejes rezulton rezident. Zyra kompetente, pasi përfton në sistem kërkesën, i përcakton takim kërkuesit që ky të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:
Në të dy rastet (e shpjeguar anash), pasi përfundohet përpunimi i kërkesës, sporteli unik lëshon “dëshminë e kuotës në dispozicion” që bashkë me dokumentacionin e sipërpërmendur, i bashkëngjitet kompletit të formularëve që i nisen kuesturës nga një zyrë poste e autorizuar (postat me “Sportello Amico”) për kërkimin e lejes së qëndrimit për punë të varur.
Dy mënyrat për marrjen e lejes së punës
Varianti i parë
1) Studenti ka marrë në Itali një prej këtyre diplomave:
- Diplomë universitare – 3 vjet, 180 kredite formimi universitar;
- Diplomë universitare specializimi/pedagogjike – 300 kredite, që përfshijnë 180 kredite të diplomës universitare trevjeçare ose 180 CFU për diplomën pedagogjike;
- Diplomë specializimi – minimumi 2 vjet;
- Doktoraturë kërkimi shkencor – minimumi 3 vjet;
- Master universitar të nivelit I – kohëzgjatja minimale 1 vit (60 kredite), ku mund të hyhet me diplomë universitare;
- Master universitar të nivelit II – minimumi 60 kredite universitare, ku mund të hyhet me diplomë universitare ish ligji 341/90 ose me diplomë universitare specializimi ose me diplomë universitare pedagogjike;
- Dëshmi ose diplomë kualifikimi – kohëzgjatje njëvjeçare (60 kredite) ku mund të hyhet me diplomë universitare ish-ligji 341/90, ose me diplomë universitare specializimi/pedagogjike.
Dokumentet që duhet të dorëzoni
- kopje të lejes së qëndrimit;
- kopje të diplomës universitare apo të masterit apo të doktoraturës;
- propozimin e kontratës së punës – moduli Q – që të përmbushë kushtet për lëshimin e lejes së qëndrimit për punë të varur;
- kopje të dokumentit të identitetit të punëdhënësit ose të përfaqësuesit legal në rast se punëdhënësi është një shoqëri;
- kopje të certifikatës së regjistrimit në Dhomën e Tregtisë së punëdhënësit.
Veç këtyre, kërkuesi duhet të tregojë ditën e takimit në sportelin unik edhe dokumentin që dëshmon se ka një vendstrehim (kontratë qiraje/deklaratë mikpritjeje) që rezulton i përshtatshëm sipas normave në fuqi (që dëshmohet me anë të certifikatës së përshtatshmërisë së strehimit të lëshuar nga zyrat kompetente).
Varianti i dytë
2) Studenti që nuk ka marrë ende një nga diplomat e mësipërme apo që ndjek kurse studimi jo-universitare mund të kërkojë konvertimin e lejes së qëndrimit, por duhet të presë shpalljen e dekretit të flukseve, pasi konvertimi në të tilla raste parashikohet vetëm brenda kufijve të kuotave të rezervuara për konvertimet në brendësi të këtyre dekreteve.
Kërkesa, pasi është shpallur dekreti i flukseve në Gazetën Zyrtare, duhet të niset telematikisht përmes faqeve internet www.interno.it duke përdorur modulin VA.
Sporteli unik kompetent më pas thërret të interesuarin për dorëzimin e këtyre dokumenteve:
- kopjen e lejes së qëndrimit;
- propozimin e kontratës së punës – Moduli Q - që të përmbushë kushtet për lëshimin e lejes së qëndrimit për punë të varur;

Veç këtyre, kërkuesi duhet të tregojë ditën e takimit në Sportelin Unik edhe dokumentin që dëshmon se ka një vendstrehim (kontratë qiraje/deklaratë mikpritjeje) që rezulton i përshtatshëm sipas normave në fuqi (që dëshmohet me anë të certifikatës së përshtatshmërisë së strehimit të lëshuar nga zyrat kompetente).
Rruga që duhet ndjekur
Të humbet leja e qëndrimit, procedurat për të marrë të renë
Jo pak herë jemi gjendur para fatkeqësisë së humbjes së dokumenteve. Por, të jesh në një vend të huaj dhe të humbasësh lejen e qëndrimit është një problem shumë i madh. Shteti italian ka një sërë procedurash se si mund të veprosh pikërisht kur humbet lejen e qëndrimit. Para të gjithash duhet të denoncosh humbjen e dokumentit pranë zyrave të forcave të policisë. Ky hap është shumë i rëndësishëm për të shmangur mundësinë që ndokush të mund të përdorë për qëllime të paligjshme lejen tënde të qëndrimit. Më pas mund të paraqesësh kërkesë për të marrë dublikatën e dokumentit tënd.
Kërkesa e dublikatës së leje-qëndrimit paraqitet pranë një zyre poste të autorizuar (ato që kanë “sportello amico”, duke përdorur modulin 209, të quajtur ndryshe edhe “modelli 1” që gjeni në këto zyra postare ose pranë patronateve. Është e rëndësishme që moduli të përpilohet në çdo pjesë, në të gjitha hapësirat, me germa shtypi dhe me penë të zezë. Kërkesën duhet ta paraqesësh në postë me zarf të hapur, pasi duhet të identifikohesh që je personi për të cilin po kërkon dublikatën nga punonjësi i postës me anë të pasaportës.
Kërkesës duhet t’i bashkëngjisësh një pullë-taksë prej 14,62 eurosh, fotokopjen e të gjitha faqeve të pasaportës së vlefshme ose të një dokumenti tjetër të barasvlershëm, kopjen e denoncimit, si dhe kuponin e buletinit postar me të cilin ke paguar 27,50 euro për shtypjen e dokumentit elektronik.
Kostoja për dërgesën e zarfit të kompletit të formularëve është 30 euro. Operatori i postës do të të dorëzojë kuponin e rekomandesë që duhet të ruash dhe mbi të cilën gjenden dy kode identifikuese personale (user id dhe password) me anë të të cilave mund të mësosh në çdo çast në ç’pikë është praktika jote, duke u lidhur meëëë.portaleimmigrazione.it. Gjithashtu do të të jepet direkt e në postë edhe data e ora për t’u paraqitur në kuesturë për të dhënë shenjat e gishtërinjve dhe 4 fotografitë. Në takimin në kuesturë do të të jepet një takim i ri për të shkuar e për të tërhequr lejen e qëndrimit.
Për sa kohë nuk do të kesh në dorë lejen e re të qëndrimit, forcave të policisë, gjatë ndonjë kontrolli të mundshëm, duhet t’u tregosh denoncimin e humbjes së lejes dhe pasaportën. E njëjta procedurë ndiqet edhe kur dokumenti i qëndrimit të vidhet.
24 Maj 2010