E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn-Bashës: Kushti i BE, zgjedhjet sipas standardeve

 

Komisioni Evropian përshëndeti sot reformat e Shqipërisë në fushën ekonomike dhe në atë të drejtësisë, por shtoi se hapat e mëtejshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si edhe të zhvillimit të zgjedhjeve të ndershme ishin të një rëndësie të madhe për afrimin e përpjekjes për anëtarësimin në bllokun e 27 vendeve. Ky qëndrim është bërë nga komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oli Rehn gjatë takimit që pati me ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, Rehn pranoi përparimet e kryera në reformat e sistemit gjyqësor dhe elektoral si edhe përmirësimin e kushteve për biznesin në Shqipëri. “Sidoqoftë, sfida të mëdha mbesin kultura demokratike dhe pavarësia e institucioneve shtetërore, respektimi i ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi Rehn përpara gazetarëve. Ai përshëndeti bashkëpunimin ndërpartiak për reformat në drejtësi dhe atë zgjedhore dhe theksoi se “zhvillimi i zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare do të ishin thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›