E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: SHBA do të mbështesë reformat në shëndetësi

 

Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, priti dje në një takim ambasadorin amerikan, John Withers. Në prioritetet kryesore të ministrisë, Godo i paraqiti ambasadorit amerikan, luftën kundër korrupsionit, përkatësisht atë të hasur në tenderimet dhe prokurimet. Përpjekjet në shëndetësi të mbështetura nga SHBA kapërcejnë vlerën e 10 milionë dollarëve. Withers nga ana e tij  shprehu vlerësim si për luftën kundër korrupsionit, ashtu edhe për ambicien e një stafi të kualifikuar dhe profesional. “Ne ndihemi krenarë për bashkëpunimin tuaj me USAID-in në projekte kaq të frytshme dhe punën kolosale për të arritur rezultate”, tha Withers. Ai dha mbështetjen e tij për nismat e nisura dhe përkrahu ministren Godo dhe institucionin që ajo drejton në projektet në vazhdim mes dy palëve. Dy projektet kryesore që u prezantuan janë ai për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në kujdesin parësor i quajtur “Pro shëndeti”, me vlerë 5 milionë dollarë dhe “Planifikimi familjar”, i cili është një projekt që ka për qëllim ngritjen e një sistem menaxhimi të kontraceptivëve dhe trajnimin e mjekëve të familjes në drejtim të planifikimit familjar. Në këtë bashkëpunim mes dy qeverive, hyjnë edhe projektet “Për gripin e shpendëve” (Influencën Haviare).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›