Privatizimi i OSSH, licenca edhe për operatorët e tjerë
Privatizimi i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë duhet të përfundojë brenda këtij viti. Këtë herë rekomandimi vjen nga Autoriteti i Konkurrencës.
Fabiola Çela
Në draftraportin e autoritetit “Mbi hetimin e përgjithshëm në sektorin e energjisë”, thuhet se pas privatizimit të OSSH-së do të ishte shumë me vend që të licencoheshin dhe operatorë të tjerë privatë për shpërndarjen e energjisë. Kjo do të ishte rruga e duhur për të pasur një konkurrencë të vërtetë në tregun e energjisë elektrike.
Situata
Një vend të rëndësishëm në draftraportin e Autoritetit të Konkurrencës zë edhe situata në të cilën ndodhet sektori energjetik. “Sektori i energjisë në vend është në një situatë të vështirë për shkak të mungesës së burimeve të reja të energjisë dhe linjave të importit, përballë një kërkese në rritje për konsumin e energjisë”, citohet në draftraport. KESH nuk ka mundur që të përballë kërkesat e konsumatorëve me energji dhe kjo për shkak të mungesës së prodhimeve vendas të energjisë. Por një tjetër shkak për mungesën e energjisë ka qenë edhe mungesa e linjave të lira për importin e energjisë. Mosarkëtimi i energjisë së konsumuar mbetet një ndër problemet kyçe të korporatës. Gati 15 për qind e faturave nuk arkëtohen. Por sipas draftraportit të autoritetit, privatizimi i sektorit të shpërndarjes së energjisë do t’i japë fund një herë e mirë problemit të mosfaturimit të energjisë së konsumuar.
Rekomandimet
Në draftraportin e saj Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë një sërë rekomandimesh për sektorin e energjisë. Enti Rregullator i Energjisë duhet t’i vendoste KESH-it një afat për vendosjen e matësve të energjisë. Sipas këtij afati, KESH duhet të kishte përfunduar vendosjen me matës që në 6-mujorin e parë të vitit 2008. Privatizimi i OSSH-së duhet të përfundojë brenda këtij viti. “Liberalizimi dhe privatizimi i Operatorit të Shpërndarjes të realizohet brenda vitit 2008 dhe të shihet mundësia e licencimit të më shumë se një operatori shpërndarje, për t’i krijuar mundësinë e zgjedhjes”, thuhet në draftraport.
Ndërsa për sa i përket Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), në draftraportin e saj Autoriteti i Konkurrencës ka rekomanduar që të mbahet monopoli shtetëror. Gjithashtu Autoriteti i Konkurrencës ka rekomanduar që ERE në bashkëpunim me ekspertët e autoritetit të ndërmarrin nismën për njësimin e metodologjisë së përcaktimit të çmimit të shitjes së energjisë elektrike, për prodhuesit ekzistues të energjisë elektrike dhe për prodhuesit e rinj. “Një diskimin i tillë është i panevojshëm dhe i paarsyeshëm për më tepër që ky diskriminim në të vërtetë është potencial, sepse aktualisht prodhuesit e rinj të energjisë elektrikë nuk ofrojnë këtë produkt në treg”, nënvizohet në draftraport.
Rekomandimet
Ndërmarrjen e hapave të nevojshme për konsolidimin e tregut të energjisë, në përputhje me direktivat evropiane (Veçanërisht 2003/54/EC) dhe kërkesat e sekretariatit për energjinë për Evropën Juglindore, për të siguruar një treg të energjisë funksionale dhe që ofron produktin e mjaftueshëm, shërbimin më të mirë, çmimet më të lira të mundshme për konsumatorët.
Mbajtjen e monopolit shtetëror të Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe hapjen ose rritjen e konkurrencës në tregjet që duhet të jenë konkurruese, si në prodhimin dhe furnizimin me energji. Rritja e konkurrencës mund të vijë si në drejtim të bërjes së kërkesës më elastike nëpërmjet shkallëzimit të çmimeve për kërkesën e energjisë dhe mundësisë së zgjedhjes për konsumatorët, rritjes së elasticitetit të ofertës, duke promovuar burime të reja të prodhimit të energjisë.
Hartimin e një politike të qartë dhe të plotë për krijimin e një tregu konkurrues të energjisë nëpërmjet klientëve të kualifikuar, i cili do të ulte ndjeshëm koston e kërkimit të energjisë, marrjes së statusit të klientit të kualifikuar dhe krijimit të mundësisë reale dhe pa kosto të ndërrimit të ofruesit të klientëve tarifor.
Rritjen e transparencës dhe publikimin e kushteve për përfitimin e statusit të klientit të kualifikuar. Gjithashtu rritjen e transparencës nga ana e Entit Rregullator të Energjisë elektrike dhe Ministrisë së Energjetikës në procesin e privatizimit dhe liberalizimit të mëtejshëm të sektorit të energjisë elektrike, për të respektuar dispozitën 69 të ligjit nr. 2191 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, për vlerësimin nga ana e Autoritetit të Konkurrencës për shkallën e kufizimit, apo pengimit të konkurrencës.
Ndryshimin e praktikave të rregullimit të tarifave për konsumatorët fundorë, me adoptimin e modelit të orientimit drejt kostos për të kontrolluar (brenda një kufiri të caktuar p.sh., 20-30 për qind më shumë se kosto), çmimet e ndërmarrjes monopol. Miratimi i tarifave të tregtimit të energjisë elektrike duhet bërë në mënyrë të balancuar dhe pa diskriminime, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt kostos mesatare të ofertës së energjisë (duke marrë në konsideratë koston mesatare të importit dhe prodhimit).