PS : Pa hapur kutitë nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm zgjedhje

Pas deklaratave të kreyministrit Berisha në Lezhë se Rama ka llustruar bustet e Enverit tërë fëmijërinë dhe ka të rrenjosur mendësinë e bllokmenit ka reaguar PS-Ja. Deputetja Mimi Kodheli ka pohuar se më deklaratat e tij, Berisha po përiqet të heqë vëmendjen e shqiptarëve nga kutitë e votimit. "Njeriu që ditën e Bajramit përdori gjuhën e urrejtjes, njeriu që me fjalorin e tij turpëroi gra, fëmijë e të moshuar, njeriu që prej ditësh po krijon shpifjet më monstruoze që mund ti mendojë vetëm një njeri i sëmurë, po përiqet të heqë vëmendjen e shqiptarëve nga kutitë e votimit", theksoi Kodheli.
Sipas deputetes, një popull i tërë kërkon hapjen e kutive, një e treta e të cilave, sipas OSBE-së është numëruar keq ose shumë keq. "Ta harrojë Sali Berisha se mund të fshehë të vërtetën e 28 qershorit. Sali Berishës i ka mbetur vetëm 1 zgjidhje, të hapë kutitë. Pa hapur kutitë nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm zgjedhje, përfundoi ajo.