E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përnaska: Ligj për mbrojtjen e grave



Deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, deklaroi dje se do të hartohet një ligj i ri nga mazhoranca për mbrojtjen e grave nga dhuna. Lajla Përnaska tha se duke marrë shkas nga akuzat e ngritura në adresë të Ramës, do të kërkojë në Kuvend që të hartohet një ligj më i rreptë për burrat që vënë dot mbi gratë. “Kërkoj hartimin e një ligji të ri për mbrojtjen e grave nga dhuna, në kuadër të vizionit të qeverisë për një status të denjë të femrës shqiptare, si pjesë e shoqërisë evropiane”, - deklaroi deputetja e PD-së. Ajo e cilësoi të papranueshme sjelljen e Edi Ramës, i cili akuzohet se ka dhunuar të gjitha gratë me të cilat ka pasur lidhje. Madje kryeministri dha detaje dhe raste konkrete me dëshmitarë për rastet e dhunës që Rama ka ushtruar ndaj partnereve të tij. Por kreu i PS-së nuk ka preferuar t’u përgjigjet këtyre akuzave, duke bërë rolin e të heshturit dhe duke thënë se nuk i përgjigjet baltës me baltë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›