Noka: Rama përdor deputetët për interesa personale
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, akuzoi liderin e opozitës, Edi Rama, se po përdor deputetët e zgjedhur të Partisë Socialiste për interesa personale. Në një konferencë për shtyp, Noka tha se deputetët e PS-së po përdoren nga Rama për interesa të ulëta. Deputeti Flamur Noka gjatë konferencës i ka bërë thirrje kreut të opozitës të mos përdorë deputet e Qarkut të Kukësit për interesat e tij personale, duke shtuar se ata po përdoren nga një person i sëmurë psikik. Noka, pasi ka mbështetur akuzat e Kryeministrit Berisha ndaj kreut të opozitës Edi Rama, i bëri thirrje PS-së të ndërpresë bojkotin për t’u rikthyer në Kuvend. Më tej, Noka ka mbështetur akuzat personale të Kryeministrit Berisha ndaj Ramës. Madje, ai ka përforcuar akuzat, duke deklaruar se Rama ka dhunuar bashkëshorten e tij, duke u shprehur se asnjë person nuk bën veprime të tilla, ndërsa nuk hezitoi t’i bënte thirrje opozitës të futet në Kuvend.