E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Abuzimi me pronat ka prapa zyrtarë të lartë

Çështja e abuzimeve me pronat është ngritur sërish si shqetësim nga nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe. Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti Erjon Braçe deklaroi se janë bërë publike disa nga arsyet e shkarkimit të drejtorit të AKKP-së, por është larg së vërtetës, megjithëse transparenca ishte detyrë e Berishës. Sipas tij, janë bërë abuzime me qindra hektarë prona në bregdet të vendit dhe nëse hetimet do të thelloheshin atëherë do të zbulohej se pas tyre janë zyrtarë të lartë të shtetit, për të mos thënë ministria.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›