Trafiku, Diverolit i gjenden 4.2 milionë USD të fshehura
Hetimet ndaj 23-vjeçarit
që drejtonte kompaninë
AEY, protagonistit
të tregtisë së municioneve
të prodhimit kinez, blerë
nga qeveria shqiptare, po sjellin
gjithnjë e më shumë fakte të reja.
E përditshmja e Floridës, "Miami
Herald", bëri të ditur në numrin e
djeshëm se prokurorët kanë zbuluar
disa fatura të çuditshme dhe
të pangrira në llogari të Efraim
Diverolit.
Kontraktori nga Miami Beach,
i akuzuar për mashtrim ndaj qeverisë
federale, ka një pasuri prej
4.2 milionë dollarësh më shumë.
Aktualisht këto para i përkasin
23-vjeçarit Efraim Diveroli. Por
qeveria ngriu paratë e tij, pasi
Diveroli dhe kompania e tij AEYINC,
si dhe tre nënkontraktorë
u akuzuan verën e shkuar se i
kanë shitur ushtrisë së SHBA-së,
me destinacion forcat afgane,
municione për armë automatike
të prodhimit kinez. Prokurorët,
kohët e fundit, morën vendimin
për të zhbllokuar paratë që
nuk vinin nga kontrata prej 300
milionë dollarësh me ushtrinë
amerikane, por që nuk janë përfshirë
në aferën e municioneve të
prodhimit kinez.
Zbulimi i milionave gjithsesi
është një fitore e vogël. Diveroli,
gjyshi i të cilët ishte përshkruar
si një gjeni në fushën e armëve,
gjithashtu akuzohet se i ka shitur
ushtrisë 10.3 milionë dollarë
municione të ndaluara kineze,
të cilat punonjësit e tij i kishin
maskuar me etiketën "Made in
Albania". Prokurorët u përpoqën
të zbulojnë dokumentet që
nxirrnin shifrat e 10.3 milionë
USD, në makinën e Diverolit,
një "Mercedes-Benz S550" i prodhimit
të vitit 2007. Çështja e
embargos së armëve të prodhimit
kinez u miratua nga Kongresi
në vitin 1989 në përgjigje të
masakrës ndaj disidentëve në
sheshin "Tienamen". Por më pas
marrëdhëniet tregtare me Kinën
u normalizuan, megjithëse ngeli
ende efekti i armëve. Tani avokatët
e Diverolit po insistojnë
në interpretimin e ligjit se
ai nuk ka shkelur embargon e
SHBA, sepse municionet janë
blerë nga Shqipëria 15-27 vjet
para miratimit të embargos.
Diveroli nuk ka blerë armë nga
Shqipëria para fundit të vitit
2007. "Duke iu referuar faktit
se embargo nuk ka efekt prapaveprues,
përpara vitit 1989,
akuzat janë të bazuara në teori",
theksojnë avokatët mbrojtës,
Hauard Srebnik dhe Hy Shapiro,
në shkresën drejtuar gjykatës. Ata
thanë se akuzat e drejtuara ndaj
Diverolit janë një gabim ligjor.
Por prokurorët theksojnë se avokatët
kanë krijuar një artific ligjor.
Prokurorët thanë se rregullorja
e Departamentit të Mbrojtjes, e
përfshirë edhe në kontratën me
AEY, ndalon furnizimin e municioneve
që direkt apo indirekt
vijnë nga kompanitë ushtarake
kineze. Ata theksuan se fjalët
"indirekt" aplikohen për armët
kineze që janë blerë nga qeveria
shqiptare, që edhe me kalimin e
kohës së shitjes janë në përpikëri
me shitjen për llogari të Ushtrisë
së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rregulli i vendosur nga gjykatësi
i distriktit, Joan Lenard, ka
vendosur se kërkesa e mbrojtjes
mund të rrëzohet në çdo kohë.
Në vitin 2007, Departamenti i
Shtetit i dërgoi disa e-maile kontraktorit
të ri nga Miami Beach,
duke i kërkuar që të mos shesë
municione të prodhimit kinez,
në kuadër të paketës së ndihmës
për ushtrinë e Afganistanit. Sipas
prokurorëve, Diveroli, presidenti
i AEY INC, dhe tre të punësuarit
e tij nuk dhanë asnjë përgjigje
ndaj kërkesës së Departamentit
të Mbrojtjes së SHBA-së. Ata
ndërruan paketimin e municioneve
kineze nga arka të drunjta
në kuti kartoni. "Me qëllimin për
të fshehur origjinën e vërtetë
të municioneve, të pandehurit
ripaketuan municionin dhe
falsifikuan etiketimin, duke
vendosur markën e prodhimit
shqiptar", shkruan në aktakuzë
asistent prokurorët, Xhejms
Kukios dhe Eloiz Delgado Fernandez.
Të 85 akuzat drejtuar
Diverolit dhe punonjësve të
kompanisë, David Pakuz, 26 vjeç
nga Miami, Aleksandër Podricku,
26 vjeç nga Miami dhe Ralf
Merril 65 vjeç nga Salt Lake City,
Utah, përfshijnë mashtrimin me
anë të prokurimeve publike. Të
gjitha do të përballen në sallën
e gjyqit. Historia e çuditshme e
aktiviteteve të Diverolit, shpërtheu
në marsin e vitit 2008, kur
"The New York Times" raportoi
aferën e shitjes së municioneve
për ushtrinë e SHBA nga vendet
e bllokut sovjetik, por jo në Kinë.
Municionet ishin adresuar për
forcat afgane që luftonin ndaj
talebanëve dhe pjesëtarëve të
Al Kaedas. Pentagoni pezulloi
kontratën në mars dhe e përfundoi
atë në maj, duke bërë të
ditur se AYE ka shkelur termat
e kontratës duke falsifikuar burimin.
"Ndryshe nga mbrojtja e
AEY, kontrata përjashton blerjen
e municioneve nga kompanitë e
Kinës komuniste apo të prodhuar
atje", i shkruante Diverolit në maj
oficeri i prokurorisë gjyqësore,
Kim M. Xhons. Zbardhja e aferës
së ushtrisë me biznesmenin "çunak"
për qindra milionë dollarë
shkaktoi tronditje tek anëtarët e
Kongresit. Komiteti për Reformat
Qeveritare i Dhomës së Përfaqësuesve,
i drejtuar nga Henri
Vaksman, në qershor zhvilloi një
seancë ku nxori si përfundim se
në këtë aferë ishte përfshirë edhe
ministri shqiptar i Mbrojtjes dhe
zyrtarë të tjerë që bënë përpjekje
për mbulimin e çështjes.
Trafiku, Kongresi amerikan nis hetimet
Katër zyrtarë të Departamentit të
Mbrojtjes dhe Agjencisë së Prokurimit
të Armëve kanë dëshmuar në Kongresin
amerikan mbi veprimtarinë e kompanisë
AEY në Shqipëri. Dëshmia pasoi një letër
që kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve,
demokrati Henri Uaksman,
nga Kalifornia, i dërgoi Sekretares amerikane
të Shtetit, Kondolisa Rajs, në të cilën ai
thotë se zyrtarët e Ambasadës Amerikane
në Tiranë, përfshirë edhe vetë ambasadorin
Uithers, patën gisht në fshehjen e
origjinës kineze të municioneve të shitura
nga AEY. Komisioni thirri për të dëshmuar
edhe ndihmës sekretarin e përkohshëm
të Shtetit për çështjet ushtarake e politike,
Mitçëll Hauëll, dhe zyrtarin e lartë të Departamentit
të Mbrojtjes, Stivën Mull. Ndërkohë
ka rënë në sy mungesa e dëshmisë së
"protagonistit" Efraim Diveroli.
që drejtonte kompaninë
AEY, protagonistit
të tregtisë së municioneve
të prodhimit kinez, blerë
nga qeveria shqiptare, po sjellin
gjithnjë e më shumë fakte të reja.
E përditshmja e Floridës, "Miami
Herald", bëri të ditur në numrin e
djeshëm se prokurorët kanë zbuluar
disa fatura të çuditshme dhe
të pangrira në llogari të Efraim
Diverolit.
Kontraktori nga Miami Beach,
i akuzuar për mashtrim ndaj qeverisë
federale, ka një pasuri prej
4.2 milionë dollarësh më shumë.
Aktualisht këto para i përkasin
23-vjeçarit Efraim Diveroli. Por
qeveria ngriu paratë e tij, pasi
Diveroli dhe kompania e tij AEYINC,
si dhe tre nënkontraktorë
u akuzuan verën e shkuar se i
kanë shitur ushtrisë së SHBA-së,
me destinacion forcat afgane,
municione për armë automatike
të prodhimit kinez. Prokurorët,
kohët e fundit, morën vendimin
për të zhbllokuar paratë që
nuk vinin nga kontrata prej 300
milionë dollarësh me ushtrinë
amerikane, por që nuk janë përfshirë
në aferën e municioneve të
prodhimit kinez.
Zbulimi i milionave gjithsesi
është një fitore e vogël. Diveroli,
gjyshi i të cilët ishte përshkruar
si një gjeni në fushën e armëve,
gjithashtu akuzohet se i ka shitur
ushtrisë 10.3 milionë dollarë
municione të ndaluara kineze,
të cilat punonjësit e tij i kishin
maskuar me etiketën "Made in
Albania". Prokurorët u përpoqën
të zbulojnë dokumentet që
nxirrnin shifrat e 10.3 milionë
USD, në makinën e Diverolit,
një "Mercedes-Benz S550" i prodhimit
të vitit 2007. Çështja e
embargos së armëve të prodhimit
kinez u miratua nga Kongresi
në vitin 1989 në përgjigje të
masakrës ndaj disidentëve në
sheshin "Tienamen". Por më pas
marrëdhëniet tregtare me Kinën
u normalizuan, megjithëse ngeli
ende efekti i armëve. Tani avokatët
e Diverolit po insistojnë
në interpretimin e ligjit se
ai nuk ka shkelur embargon e
SHBA, sepse municionet janë
blerë nga Shqipëria 15-27 vjet
para miratimit të embargos.
Diveroli nuk ka blerë armë nga
Shqipëria para fundit të vitit
2007. "Duke iu referuar faktit
se embargo nuk ka efekt prapaveprues,
përpara vitit 1989,
akuzat janë të bazuara në teori",
theksojnë avokatët mbrojtës,
Hauard Srebnik dhe Hy Shapiro,
në shkresën drejtuar gjykatës. Ata
thanë se akuzat e drejtuara ndaj
Diverolit janë një gabim ligjor.
Por prokurorët theksojnë se avokatët
kanë krijuar një artific ligjor.
Prokurorët thanë se rregullorja
e Departamentit të Mbrojtjes, e
përfshirë edhe në kontratën me
AEY, ndalon furnizimin e municioneve
që direkt apo indirekt
vijnë nga kompanitë ushtarake
kineze. Ata theksuan se fjalët
"indirekt" aplikohen për armët
kineze që janë blerë nga qeveria
shqiptare, që edhe me kalimin e
kohës së shitjes janë në përpikëri
me shitjen për llogari të Ushtrisë
së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rregulli i vendosur nga gjykatësi
i distriktit, Joan Lenard, ka
vendosur se kërkesa e mbrojtjes
mund të rrëzohet në çdo kohë.
Në vitin 2007, Departamenti i
Shtetit i dërgoi disa e-maile kontraktorit
të ri nga Miami Beach,
duke i kërkuar që të mos shesë
municione të prodhimit kinez,
në kuadër të paketës së ndihmës
për ushtrinë e Afganistanit. Sipas
prokurorëve, Diveroli, presidenti
i AEY INC, dhe tre të punësuarit
e tij nuk dhanë asnjë përgjigje
ndaj kërkesës së Departamentit
të Mbrojtjes së SHBA-së. Ata
ndërruan paketimin e municioneve
kineze nga arka të drunjta
në kuti kartoni. "Me qëllimin për
të fshehur origjinën e vërtetë
të municioneve, të pandehurit
ripaketuan municionin dhe
falsifikuan etiketimin, duke
vendosur markën e prodhimit
shqiptar", shkruan në aktakuzë
asistent prokurorët, Xhejms
Kukios dhe Eloiz Delgado Fernandez.
Të 85 akuzat drejtuar
Diverolit dhe punonjësve të
kompanisë, David Pakuz, 26 vjeç
nga Miami, Aleksandër Podricku,
26 vjeç nga Miami dhe Ralf
Merril 65 vjeç nga Salt Lake City,
Utah, përfshijnë mashtrimin me
anë të prokurimeve publike. Të
gjitha do të përballen në sallën
e gjyqit. Historia e çuditshme e
aktiviteteve të Diverolit, shpërtheu
në marsin e vitit 2008, kur
"The New York Times" raportoi
aferën e shitjes së municioneve
për ushtrinë e SHBA nga vendet
e bllokut sovjetik, por jo në Kinë.
Municionet ishin adresuar për
forcat afgane që luftonin ndaj
talebanëve dhe pjesëtarëve të
Al Kaedas. Pentagoni pezulloi
kontratën në mars dhe e përfundoi
atë në maj, duke bërë të
ditur se AYE ka shkelur termat
e kontratës duke falsifikuar burimin.
"Ndryshe nga mbrojtja e
AEY, kontrata përjashton blerjen
e municioneve nga kompanitë e
Kinës komuniste apo të prodhuar
atje", i shkruante Diverolit në maj
oficeri i prokurorisë gjyqësore,
Kim M. Xhons. Zbardhja e aferës
së ushtrisë me biznesmenin "çunak"
për qindra milionë dollarë
shkaktoi tronditje tek anëtarët e
Kongresit. Komiteti për Reformat
Qeveritare i Dhomës së Përfaqësuesve,
i drejtuar nga Henri
Vaksman, në qershor zhvilloi një
seancë ku nxori si përfundim se
në këtë aferë ishte përfshirë edhe
ministri shqiptar i Mbrojtjes dhe
zyrtarë të tjerë që bënë përpjekje
për mbulimin e çështjes.
Trafiku, Kongresi amerikan nis hetimet
Katër zyrtarë të Departamentit të
Mbrojtjes dhe Agjencisë së Prokurimit
të Armëve kanë dëshmuar në Kongresin
amerikan mbi veprimtarinë e kompanisë
AEY në Shqipëri. Dëshmia pasoi një letër
që kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve,
demokrati Henri Uaksman,
nga Kalifornia, i dërgoi Sekretares amerikane
të Shtetit, Kondolisa Rajs, në të cilën ai
thotë se zyrtarët e Ambasadës Amerikane
në Tiranë, përfshirë edhe vetë ambasadorin
Uithers, patën gisht në fshehjen e
origjinës kineze të municioneve të shitura
nga AEY. Komisioni thirri për të dëshmuar
edhe ndihmës sekretarin e përkohshëm
të Shtetit për çështjet ushtarake e politike,
Mitçëll Hauëll, dhe zyrtarin e lartë të Departamentit
të Mbrojtjes, Stivën Mull. Ndërkohë
ka rënë në sy mungesa e dëshmisë së
"protagonistit" Efraim Diveroli.