Hyn për të vjedhur, vdes 20-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Hyn për të vjedhur në një fabrikë të prodhimit të këpucëve dhe humb jetën. Shkak i vdekjes dyshohet rrëzimi nga lartësia. Trupi i pajetë është gjetur nga rojet e godinës, disa orë pas ngjarjes. Ngjarja tragjike ka ndodhur në të gdhirë të ditës së djeshme në kryeqytet. Burime nga policia bënë të ditur se 20-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga muri, në tentativë për të vjedhur në brendësi të godinës. Sipas të njëjtave burime, mësohet se trupi i Fatmir Cakrrit, banues në Kamëz u gjet mëngjesin e djeshëm në oborrin e një fabrike këpucësh në Shkozë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se viktima ka tentuar të grabisë në fabrikë ndërsa vdekja ka ardhur si pasojë e rrëzimit aksidental nga muri. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se pranë trupit të viktimës u gjetën edhe mjete, të cilat ai i përdorte për të grabitur. Ndërkohë mësohet se 20-vjeçari nuk kishte precendentë penalë të mëparshëm. Mësohet se kushtet e vështira ekonomike kanë shtyrë të riun të hyjë për të vjedhur ç të gjente në fabrikë, por fatkeqësisht, ka mbetur viktimë.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2009