E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha duhet t'i dëmshpërblejë banorët

Partia Socialiste i kërkoi dje qeverisë shqiptare që t’i dëmshpërblejë sa më parë me lekë në dorë banorët e zonave të përmbytura për dëmet që u janë shkaktuar. Eglantina Gjermeni, deputetja e kësaj partie, tha se Partia Socialiste e Shqipërisë i bën thirrje edhe njëherë Sali Berishës dhe qeverisë së votave të vjedhura që ai drejton, të nxjerrin urgjent vendimin për t’i dhënë lekë në dorë çdo familjeje që jeton në zonën e përmbytur, që ka humbur tokën, të mbjellat, bagëtinë dhe burimin e përditshëm të jetesës. Sipas saj, shqiptarët e kanë tashmë të qartë se katastrofa e ditëve të para të këtij viti të ri nuk ishte një katastrofë natyrore, por një përmbytje e shkaktuar nga babëzia dhe korrupsioni i kësaj qeverie dhe i një ministri plotësisht të papërgjegjshëm. “Përmbytja që la mijëra familje pa shtëpi e pa katandi, nuk erdhi si rezultat i ngrohjes globale, apo eklipsit të hënës, siç thotë Kryeministri i votave të vjedhura, por erdhi si rezultat i rënies së shtetit”, tha Gjermeni.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›