E Diel, 1 Nëntor 2026

KASH: Të hiqet TVSH për imputet bujqësore

Këshilli i Agrobiznesit kërkon heqjen e TVSH-së për imputet bujqësore. Kërkesa, që do t’i paraqitet Ministrisë së Bujqësisë në formën e një iniciative ligjore, synon nxitjen e prodhimit vendas bujqësor. 

TIRANE- Këshilli i Agro Biznesit Shqiptarë i kërkon qeverisë heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 20 për qind për imputet bujqësore, si një masë për nxitjen e prodhimit vendas. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së bordit drejtues të KASH-it. Kërkesa për heqjen e TVSH-së do të paraqitet në formën e një iniciative ligjore Ministrisë së Bujqësisë.
Bujqësia mbetet një sektori shumë i ndjeshëm për ekonominë shqiptare për shkak edhe të mungesës së financimeve, si nga qeveria ashtu edhe nga sistemi bankar.
Në këto kushte zbatimi i politikave lehtësuese për fermerët është e vetmia mënyrë për stimulinimin e prodhimit vendas bujqësorë. Vitin e kaluar Këshilli i Agrobiznesit propozoi subvencionimin e lëndëve të para për fermerët një nismë kjo që u pranua nga qeveria për një rimbursim në nivelin 6 për qind. (a.r/bews24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›