E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Filozofia jonë, ndryshe nga ajo e Ramës



Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, zhvilloi dje një takim me banorët e komunës Livadhja të rrethit të Sarandës në kuadër të turit paraelektoral të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Përpara banorëve të kësaj komune nënkryetari i PD-së, Patozi, tha se qeveria u ka kushtuar vëmendje investimeve në Sarandë, pavarësisht bindjeve politike të kësaj zone të vendit. “Qytetarët e këtij vendi janë trajtuar, vlerësuar dhe kanë pasur vëmendjen e qeverisë pavarësisht distancës së vendbanimit të tyre me kryeqytetin, pavarësisht origjinës së tyre dhe pavarësisht bindjeve të tyre politike dhe pavarësisht mënyrës se si ata kanë votuar në vitin 2005-2007. Kjo është filozofia jonë krejt e ndryshme nga ajo e kundërshtarëve tanë politikë”, - deklaroi Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›