PS: Berisha nuk na e mbyll dot gojën
Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, ka dalë dje me një deklaratë për mediat, në lidhje me tragjedinë e Butrintit. Ajo tha se "sipas Sali Berishës, opozita nuk duhet të flasë për rënien e frikshme të çmimit të jetës dhe për mungesën e plotë të sigurisë. Sipas tij, opozita nuk duhet të flasë për vdekjet në punë, në rrugë, në festë, në det. Nuk duhet të flasë për korrupsionin që vret njerëz, si në Gërdec, apo mbyt njerëz si në Butrint. Por ne, jo vetëm do të flasim për këto tragjedi, por dhe do të tregojmë me gisht Sali Berishën dhe qeverinë e tij si përgjegjës për mungesën e sigurisë dhe korrupsionin që merr jetë njerëzish. Të ketë turp Sali Berisha që gënjen për të marrë frymë"!