Tragjedia e Butrintit, si u organizua
I ndërprerë në orën 15:00 të së martës, operacioni kërkimor i palombarëve të RENEA-s ka rinisur mëngjesin e të mërkurës në zonën përballë Portës së Luanit, në korridorin detar të Vilës së Peshkatarit në Butrint. Kërkimet janë përqendruar për kërkimin e 17-vjeçarit Ndriçim Myftari, i zhdukur nga grupi i klandestinëve të tragjedisë së Butrintit. Numri i familjarëve të tij të ardhur nga Lushnja, por edhe nga emigracioni në Greqi e Itali, ka shkuar në disa dhjetëra. Ata kanë shoqëruar operacionin e ditës së djeshme, të organizuar në ujërat e Butrintit. Lutjet ndaj strukturave të shtetit kanë vijuar të bëhen nga Bashkim Myftari, xhaxhai i 17-vjeçarit.
Në një komunikim të drejtpërdrejtë është mundësuar mes Ylli Myftarit babai i të zhdukurit Ndriçim Myftari dhe numrit një të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Prençi i ka premtuar atij vazhdimin e operacionit kërkues deri në krehjen e gjithë hapësirës detare ku mendohet se ka ndodhur përmbysja e varkës.
Përveç kërkimeve në zonën detare, ditën e djeshme janë shtrirë kërkimet edhe në tokë për Ndriçim Myftarin. Organizimi kompleks i operacionit në det dhe në tokë ka ardhur pas pohimeve të disa prej të mbijetuarve se ka shumë mundësi që Ndriçim Myftari të jetë i gjallë, pasi është parë të ikë më këmbë, ndërkohë që ata ishin në varkë.
Edhe bluzat e bardha janë angazhuar për t‘u dhënë përgjigje situatave të pazakonshme të krijuara nga tragjedia e ndodhur në liqenin e Butrintit. Ekspertë të mjekësisë ligjore kanë kryer autopsinë e kufomave të dy të gjeturve të fundit në Kanalin e Vivarit. Mjeku ekspert, Elmaz Shaqiri, ka pohuar se vdekja e tyre ka ardhur për shkak të marrjes së ujit në rrugët e frymëmarrjes.
Butrinti, arrestohen dy trafikantët
Bie në pranga transportuesi Dashamir Mane dhe organizatori i udhëtimit, Hyqmet Sollaku
Dy të akuzuar për organizimin e trafikut të klandestinëve me Greqinë kanë përfunduar në prangat e policisë. Dashamir Mane dhe Hyqmet Sollaku, të cilët mendohet se janë kokat e tragjedisë së Butrintit, janë arrestuar në Sarandë dhe në Tiranë, ku fshiheshin që pas ngjarjes së katër ditëve më parë. Policia e Shtetit deklaroi zyrtarisht dje se në vijim të komunikimeve për ngjarjen e ndodhur në datë 19 tetor 2008 vazhdon punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e plotë të autorëve dhe dokumentimin me prova ligjore për akuzën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, e kryer në bashkëpunim, që ka sjellë si pasojë vdekjen e disa shtetasve.
Zëdhënësi i policisë, Klodian Branko, deklaroi se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të djeshëm është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve të kërkuar, Dashamir Mane dhe Hyqmet Sollaku. Sipas informacioneve zyrtare, 23-vjeçari Mane u ndalua në fshatin Shelegar të Sarandës, ku ishte fshehur në një banesë. Ndërkohë, po i fshehur në një banesë është kapur edhe 41-vjeçari Sollaku, por në lagjen "Kombinat" të Tiranës. "Përkatësisht Dashamir Mane është personi që ka transportuar me varkë në datën 19 tetor personat që do të kalonin kufirin dhe pas ngjarjes është arratisur, duke u fshehur. Ndërkohë, Hyqmet Sollaku ka organizuar ndihmën për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe mendohet se është koka e kësaj linje trafiku", deklaroi zëdhënësi Branko.
Sipas të dhënave zyrtare, që në orët e para të mëngjesit të djeshëm kanë rifilluar kërkimet në liqenin e Butrintit nga njësia e zhytësve të repartit RENEA. "Gjithashtu vazhdojnë kontaktet me të gjitha qarqet e vendit për informacione mbi persona që mund të jenë nisur për Greqi ditët e fundit dhe kanë humbur kontaktet me familjet", deklaroi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke konfirmuar se nuk dihet ende numri i saktë i personave që kanë qenë në varkë. Më tej, policia ka theksuar se përveç dy rasteve të dy ditëve më parë, të denoncuara në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, deri në këto momente nuk ka asnjë rast të denoncuar në gjithë qarqet e vendit. Strukturat e policisë vazhdojnë operacionin në gjithë territorin e vendit për gjetjen e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim, Brahim Madhi dhe Albert Gega. Gjatë kësaj tragjedie, katër persona humbën jetën nga mbytja, ndërsa një tjetër rezulton i humbur.
Ceremonitë
Përcillen për në banesën e fundit Amarildo Kuka dhe Festim Hoxhaj
Funeralet në Fier, familjet e viktimave kërkojnë drejtësi
Mesditën e djeshme janë përcjellë për në banesën e fundit dy viktima të tragjedisë së Butrintit, të cilët janë dy të rinj nga fshatrat e Fierit. Ceremonitë e varrimit të dy viktimave u kryen në mesditë, ndërsa të afërmit e tyre kanë kërkuar që shteti të ndalojë dhe të dënojë maksimalisht autorët e trafikut të klandestinëve. Në fshatrat Vidhishtë dhe Kurjan morti është hapur qysh të martën, ndërkohë që trupat e viktimave janë sjellë në banesat përkatëse paraditen e djeshme.
Në fshatin Vidhishtë kallej në dhe djali i vetëm i familjes Hoxhaj, ndërsa në Kurjan një 20-vjeçar i rritur nga gjyshërit, pasi prindërit i ishin divorcuar qysh kur ishte i vogël.
Vetëm nëna i mungonte në dhënien e lamtumirës së fundit 20- vjeçarit Amarildo Kuka, pasi ashtu si dhe vite më parë, edhe gjatë ditës së mërkurë ajo nuk është lejuar të hyjë në dhomën ku mbahej djali. Ajo ishte divorcuar me babain e Amarildos dhe për pasojë të afërmit e tij nuk pranonin që ajo të ishte në dhomën e vajit. Në një rrugë të fshatit Kurjan, mes ca shkurreve dhe e shoqëruar nga pak të afërt të saj, nëna e 20-vjeçarit qante me dënesë, duke thënë se "zgjodhe të mos jetoje as me mua e as me babanë tënd, me qëllim që dashurinë mos ta ndaje".
Pak metra më tutje, në një shtëpi dykatëshe, prania e shumë njerëzve dhe grave me të zeza që hynin e dilnin tregonin se aty gjendej trupi i 20-vjeçarit Amarildo Kuko, i mbytur në Butrint mbrëmjen e së dielës gjatë një tentative për të ikur në emigrim.
Avni Malasi, një i afërm i familjes Kuka, ka thënë për gazetën "Shqip" se "Amarildo e kishte për të tretën herë që ikte në Greqi. Edhe dy herët e mëparshme ai ka ikur ilegalisht, ashtu siç donte të bënte të dielën. Kishte aplikuar për dokumente andej, pasi ka punuar dhe jetuar për pak kohë të dyja herët që ka shkuar. Shpresonte që të pajisej me dokumente greke shumë shpejt. Nga puna e tij ka sjellë të ardhura për familjen. Me këto të ardhura mundi të rregullonte shtëpinë e gjyshërve dhe të babait, i cili nuk u martua pas divorcit". Avni Malasi tregon gjithashtu se Amarildo është djalë i vetëm dhe ka dy motra, njëra prej të cilave në klasë të tetë dhe tjetra në klasë të gjashtë. "Babai i Amarildo, Gramozi, është një burrë pa fjalë dhe punon në bujqësi. Ai ka jetuar me të atin, Gani Kukën, qysh kur u nda nga gruaja, me të cilën kishte edhe tre fëmijë. Janë familje me gjendje ekonomike mesatare. Nuk vuanin për bukën e gojës", thotë Avniu.
Ndërsa xhaxhai i 20-vjeçarit të vdekur tregon se "Amarildo, ashtu si edhe të rinjtë e tjerë të këtij vendi që quhet Shqipëri, donte një jetë më të mirë, me shumë mundësi dhe vende pune. Këtu Amarildo nuk shihte të ardhme dhe perspektivë".
Ceremonia e varrimit të 20-vjeçarit Amarildo Kuka është zhvilluar në orën 13:00, ndërsa ajo e 27-vjeçarit Festim Hoxhaj në orën 14:30. Pas varrimit, të afërmit e të dy viktimave të Butrintit kanë thënë për gazetën se kërkojnë arrestimin dhe dënimin maksimal të autorëve të trafikut. "Në këtë përpjekje për jetë më të mirë humbën jetën ata që ishin fill i këputur, ndërsa asnjë trafikant nuk pati fat të keq, madje as që janë arrestuar. Trafikantët janë duke shijuar lekët e gjakut të shqiptarëve që janë braktisur nga shteti e që shpresojnë te trafiku", tha Islam Hoxhaj, kushëri i Festimit nga Vidhishta, njërit prej të mbyturve në kanalin e Vivarit në Butrint.