E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri mes familjeve, atentat me tritol 35-vjecarit

Fier - Konflikti mes dy familjeve perfundon ne nje atentat me tritol. Si pasoje e sulmit, nje 35-vjecar ka humbur njerin krah dhe eshte derguar ne Spitalin Ushtarak me urgjence. Policia arrestoi autorin e dyshuar dhe ndaloi me pas vellane e tij pak metra me tej vendngjarjes, ndersa ishin te armatosur. Gjate marrjes ne pyetje dy te rinjte Aleksander dhe Altin Jano pretenduan se i demtuari kishte ngacmuar pjesetare te familjes, por policia tha se ky motiv eshte marre me rezerve deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes, pasi te dyshuarit njihen edhe si problematike. Krimi ka tronditur rreth ores 20:00 banoret e fshatit Mbrostar, prane rruges nacionale Lushnje-Fier. Gezim Semini ishte kthyer nga punet e perditshme ne are dhe qendronte ne veranden e baneses se tij, ku priste qe t'i servirej kafeja nga bashkeshortja. Banoret kane pare te riun Aleksander Jano te kalonte ne rrugice, ndersa ka hedhur me shpejtesi nje kallep tritoli me fitil te shkurter, qe ka shperthyer ne cast. Megjithese Semini eshte perpjekur te shmanget, fuqia e shperthimit i ka shkaktuar humbjen e menjehershme te krahut. Policia eshte njoftuar per ngjarjen e rende dhe ka mberritur brenda disa minutave, kurse autoret jane larguar me shpejtesi. Por gjate ndjekjes, vellezerit Jano jane kapur ne dalje te fshatit, ndersa mesohet se mbanin me vete edhe arme automatike qe iu bllokuan. Bashkeshortja e te demtuarit ka kerkuar ndihme nga fqinjet, duke e derguar 35-vjecarin ne spitalin e Fierit dhe me pas per shkak te hemorragjise ne Tirane, per mjekim te specializuar. Burime zyrtare te policise thane se krimi ka per motiv nje grindje mes tre personave qe dyshohet te kete ardhur pas disa ngacmimeve.

Xh.Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›