E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha po fut duart edhe në SHISH

Tiranë, 20 Janar NOA Partia Socialiste
akuzoi sot kryeministrin se po tenton të ndërhyjë në pavarësinë e Shërbimit
Informativ Shtetëror (SHISH).

Sot Sali Berisha vijoi me kërcënimin e radhës
ndaj një tjetër institucioni të rëndësishëm kushtetues. Sot kryeministri i
votave të vjedhura na e bëri të qartë se kërkon të deformojë e të vërë nën
kontroll edhe Shërbimin Informativ Kombëtar, duke e maskuar këtë përpjekje pas
gjoja nevojës për ndryshime e reforma, - tha në një deklarim për mediat, Shega
Ligori, deputete e PS.

Fatmirësisht sot të gjithë shqiptarët e mbajnë
ende mend SHIK-un e kontrolluar nga Sali Berisha dhe janë të vetëdijshëm se
çpasoja do të ketë një zhvillim i tillë për demokracinë e brishtë shqiptare,
- theksoi Ligori.

Kurse sqaroi se pikërisht për këto arsye,
Partia Socialiste nuk mund të lejojë që një institucion kaq i rëndësishëm të
shndërrohet në një vegël të qeverisë, prandaj do ta kundërshtojë me forcë këtë
përpjekje të fundit të kryeministrit, e cila përbën një arsye më shumë për të
kërkuar largimin e Sali Berishës.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›