E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukraina kërkon heqjen e vizave me Shqipërinë

Tiranë, 20 Janar NOA Zëvendëskryeministri
dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Ukrainës në
Shqipëri me rezidencë në Athinë, z. Valerii Tsybukh i cili kërkoi heqjen e
vizave me vendin tonë.

Marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe
mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh e shumpalsh, ishin temat
kryesore që u diskutuan gjatë takimit.

Duke vlerësuar zhvillimin e madh turistik të
Shqipërisë, Ambasadori Tsybukh i propozoi z. Meta mundësinë pr heqjen e
vizave midis Shqipris dhe Ukrains, akt që do të kontribuonte në shtimin
e turistëve ukrainas në vend.

Gjithashtu, Ambasadori Tsybukh shprehu
mirnjohjen pr mbshtetjen e Shqipris ndaj Ukrains n proçeset e
integrimit t saj euro-atlantik, dëshirën për të thelluar bashkëpunimin
mes dy vendeve në kuadër të ktij integrimi, si dhe në fusha të tjera me
interes reciprok.

Z. Meta u shpreh optimist për dinamizmin dhe
rritjen e bashkëpunimit bilateral si një kontribut ndaj integrimit në familjen
evropiane duke theksuar se Shqipëria dëshiron marrëdhënie të shkëlqyera
dhe konkrete si në kuadër të bashkëpunimit politik, ashtu edhe në atë ekonomik.

Meta gjithashtu e informoi Ambasadorin Tsybukh
për zhvillimin e madh ekonomik që Shqipëria po njeh kohët e fundit dhe e ftoi
atë të inkurajojë investitorët ukrainas të vijnë në Shqipëri, gjë që do ti
shërbente jo vetëm rritjes së shkëmbimeve tregtare, por edhe miqësisë dhe
njohjes më të thellë mes dy popujve.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›