Mbërrin sot për një vizitë dy ditore në Shqipëri, kryediplomati sllovak

Tiranë, 21 janar, NOA Në vendin tonë do të
mbërrijë sot për një vizitë zyrtare dyditore, ministri i Jashtëm sllovak
Miroslav Lajçak. Sipas të dhënave paraprake për axhendën e
takimeve të tij në Shqipëri, bëhet me dijeni se në orën 13:30 ai do ketë një
takim kokë me kokë me homologun Meta, me të cilin do të nënshkruajë një sërë
marrëveshjesh. Më pas të dy ministrat do të mbajnë një
konferencë për shtyp, gjatë së cilës mediat do të kenë mundësi të pyesin të dy autoritetet
e larta.
Por gjithashtu bëhet me dijeni se ministri i
Jashtëm sllovak do të zhvillojë gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri edhe takime me
kreun e qeverisë Berisha si dhe me kryetaren e Kuvendit, Topalli.
Ndërsa në ditën e dytë të qendrimit në vendin
tonë, Lajçak do të zhvillojë një takim edhe me kreun e shtetit, Bamir Topi, si
dhe do të vizitojë ambasadën Sllovake në vendin tonë.
n.e/NOA