PS: Berisha të mos abuzojë me Mëhillin, siç bëri me Bogdanin
Erisa Spiropali, në emër të Partisë Socialiste ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënëses së PD-së, Erla Mëhilli. I lutem Sali Berishës, të mos abuzojë edhe me Erlën, ashtu siç abuzoi me Gert Bogdanin e shkret dhe të mos e vër në gojën e të rinjve baltën e politikës së vjetër.
Të rinjtë demokrat nuk mund të detyrohen të bëjnë zëdhënësin e të vjetrës për tu marrë me politikë dhe të rinjtë shqiptarë nuk mund të ushqehen me këtë baltë, që prej 18 vjetësh, Sali Berisha e fut në familjet shqiptare, vetëm për hir të pushtetit të tij personal, theksohet në deklaratën për shtyp.