E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Vijmë me një program konkret qeverisës, jo me një hartim elektoral

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka prezantuar në fshatin Çerem, të Qarkut Fier, pjesë të programit të ri qeverisës, që kanë të bëjnë me çështjet e arsimit. Deputeti socialist, u ka bërë të ditur banorëve në këtë zonë, se pas fitores së zgjedhjeve, PS ka programuar transport dhe libra falas për fëmijët në shkolla. Sipas Ruçit, nxënësit dhe prindërit nuk do të ndihen më të braktisur nga ana e shtetit, sepse krah tyre do të jetë gjithmonë një qeveri e mirëkujdesur për problemet në arsim. Ne nuk vijmë me një hartim elektoral para jush, por me një program qeverisës, ku kemi përcaktuar 7 shtylla kryesore. 4 nga të cilat kanë lidhje direkt me ju; bujqësia, arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura. Bujqësia do të jetë prioritare në qeverisjen tonë të ardhshme, sepse jeton 50 % e popullit shqiptar, jeton në nivelin e minimumit të jetesës dhe kjo 50 %, i jep buxhetit të shtetit 22 % të saj dhe merr nga ky buxhet vetëm 1-2 %, ka veçuar Ruçi. Sipas tij, duke parë dhe gjykuar në këtë mënyrë, ky do të jetë mandati i fermerit, ky premton se në qeverinë socialiste do të marrin fund rregullimet ligjore, përmirësimet ligjore, në mënyrë të atillë, që secili nga fermerët të ketë dokumentin dhe të gëzojë vërtetë pronësinë mbi tokën që ka në dispozicion. Por, Ruçi ka veçuar se nuk mjafton vetëm kjo, sepse ai premton se me infrastrukturën ligjore që e ka të gatshme PS, që në vitin e parë, do të rregullojë të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore, lidhur me qiramarrjen e tokës, me shitblerjen e tokës dhe me ruajtjen e tokës. Të njëjtën gjë do të thosha lidhur me shërbesat që i duhen bërë tokës dhe këtu e kam fjalën për sistemin e vaditjes, e cila nuk mund të bëhet më me shoqata, por mund të bëhet vetëm nëpërmjet një ministrie, që nuk do të quhet thjesht Ministri e Bujqësisë, por Ministri e Zhvillimit Rural, veçoi Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›