E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hedhja e plehrave, prefekti Kruja padit Edi Ramën



Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, do të padisë në Prokurori kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për hedhjen e plehrave në qendër të qytetit. Në një reagim për mediat, Kruja e dënoi ashpër këtë akt, duke e cilësuar të paprecedentë si dhe një krim mjedisor që iu bë qytetarëve të Tiranës. “Unë si prefekt i qarkut Tiranë e dënoj ashpër këtë krim të rëndë mjedisor dhe me kompetencat që me jep ligji do të ngre padi kundër këtij të sëmuri mendor që urren qytetarët dhe qytetin e Tiranës”, - deklaroi prefekti Kruja. Në të njëjtin reagim, prefekti Keltis Kruja e cilësoi si një akt marrëzie hedhjen e plehrave në rrugë. Ai e akuzoi Ramën si një të dalë mendsh që nuk ka lidhje me qytetin që drejton. “Hedhja e plehrave nga Edvin Rama rrugëve të Tiranës ishte akti më i shëmtuar, më i turpshëm dhe më i paprecedent i një kryetari bashkie. Ky është kryetari i parë i një bashkie në histori që përdor plehrat për të ndotur qytetin dhe qytetarët e vet, ndërkohë që në detyrimin e tij ligjor ka pastrimin e qytetit. Edvin Rama me këtë akt të pashoq marrëzie tregoi se nuk është gjë tjetër veçse një i dalë mendsh, që nuk ka lidhje më me këtë qytet”, - tha më tej prefekti i qarkut të Tiranës, Keltis Kruja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›