E Diel, 1 Nëntor 2026

Bino: Do të kërkojmë shkarkimin e Edi Ramës



Zëvendësministri i Mjedisit, njëkohësisht anëtar i Këshillit Bashkiak, Taulant Bino, deklaroi dje se do të kërkohet shkarkimi i Edi Ramës nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Bino tha në bazë të ligjit, kreu i bashksië shkarkohet kur bën shkelje të rënda. “Në bazë të ligjit organik për organizimin e pushtetit vendor, kryetari i bashkisë shkarkohet kur kryen shkelje të rënda të Kushtetutës dhe të ligjeve. Ne po shqyrtojmë marrjen e masave administrative ndaj Edi Ramës, përfshirë këtu edhe shkarkimin e tij si kryetar bashkie”, - deklaroi Bino. Sipas tij, sjellja e fundit e kreut të Bashksië së Tiranës me qese plehrash është e papranueshme dhe e dënueshme. Zëvendësministri i Mjedisit tha më tej se Rama ka kryer krimin më të shëmtuar mjedisor që një kryetar bashkie mund të bëjë. “Sot Tirana është i vetmi kryeqytet ku kreu i bashkisë hedh plehra në vend të dritave. Edi Rama është i vetmi kryebashkiak, që festën e zëvendëson me krimin më të shëmtuar mjedisor”, - tha më tej Bino. Në deklaratën para mediave, ai tha se Rama po zhduk lulishtet për të ndërtuar pallate për mafien. “Lulishtet dhe këndet e lojërave po zhduken nga betoni i klanit punist të ndërtimit. Qyteti jeton në mjegullnajë pluhur dhe vendi përmbytet, sa herë bie shi”, - deklaroi zëvendësministri i Mjedisit, Taulant Bino.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›