E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëse do të na qeverisnin gratë...

Nëse do të kishte më shumë
gra drejtuese në postet
e fi nancës dhe politikës
ndoshta kriza që po përjetojmë
sot do të ishte evituar. Ose të
njëjtin rezultat do të kishim pasur
nëse burrat do të komandonin
me një kujdes të veçantë, me atë
që gratë aplikojnë për të administruar
pushtetin.
Fitime më të larta
Bëhet fjalë për një opinion të
dalë nga studime që nuk kanë
fare të bëjnë me të ashtuquajturën
luftë seksesh. Njëri prej
tyre, me emrin "Gratë janë të
rëndësishme", është zhvilluar
në vitet 2007-2008 dhe mban
fi rmën e "McKinsey"-t, një nga
shoqëritë më të rëndësishme
të këshillimit drejtues në botë.
Duke vëzhguar në më shumë
se 50 vende stilin e pushtetit të
mijëra menaxherëve burra e gra
dhe lidhjen mes tyre me rezultatet
e kompanisë, "McKinsey"
arriti në përfundimin se nëse një
kompani ka një grua si drejtuese,
kjo është një garanci më e mirë
suksesi se sa ato që drejtohen nga
meshkujt. Madje u pa se me gratë
në krye të detyrës, kompanitë
arrinin të fi tonin më shumë. Kjo,
sipas studimit, ndodh sepse gratë
menaxhere, më shpesh se sa burrat,
adaptojnë disa lloje sjelljesh që
për momentin rezultojnë shumë
efi kase. Po sipas studimit, nëse një
grua në një post drejtues rrethohet
nga shumë punonjës meshkuj, ka
rrezik që sjelljet e saj të ndikohen
nga ato të tyre. Ndaj është shumë
e rëndësishme që numri i punonjësve
dhe ndarja në femra meshkuj
të jetë ajo e duhura.
Të komunikueshme
dhe të kujdesshme
Po cilat janë këto sjellje që sipas
"McKinsey"-t gratë në detyra
drejtuese aplikojnë në krahasim
me meshkujt?
Fillimisht drejtueset femra
priren të kalojnë më shumë kohë
me kolegët e tyre meshkuj, duke
u shpjeguar, mësuar, duke u bërë
tutore, bashkëpunëtore, përveçse
i dëgjojnë me kujdes. Pastaj
gratë janë më të zonjat në sqarimin
objektivave, përgjegjësitë
e gjithsecilit dhe çmimet për
rezultatet e arritura. Për më tepër,
femrat më shpesh se meshkujt,
respektohen më shumë në rolin
e tyre si drejtuese, sepse marrin
gjithmonë parasysh pasojat etike
të vendimeve dhe mënyrën se si
i vlerësojnë të tjerët ato. Përkundrazi,
burrat në poste drejtuese
janë më të zotë se gratë vetëm në
2 nga 9 sjelljet "pozitive" të analizuara
(në 5 të tjerat rezultatet janë
të ngjashme ose në avantazh të
lehtë për gratë) në kontrollin e
punës të çdo bashkëpunëtori
dhe në kapacitetin për të marrë
vendime të vetëm e për t‘i aplikuar
më pas.
Më tepër pragmatizëm, por
mbi të gjitha më tepër kujdes
ndaj zhvillimit, ndaj marrëdhënieve,
ndaj komunikimit dhe
vlerësimeve që të tjerët mund të
japin për zgjedhjet e tyre nga ana
e grave menaxhere; më shumë
vendosmëri dhe aftësi për të respektuar
rregullat nga ana e burrave.
Deri këtu duket sikur nuk ka
asgjë të re. Sipas shumë antropologëve,
prej mijëvjeçarësh ekzistonte
kjo diferencë në pushtetin
e ushtruar nga femrat dhe nga
meshkujt
Çështje etike?
"Që burrat dhe gratë kanë në
përgjithësi një etikë të ndryshme,
d.m.th. një mënyrë të ndryshme
për të vlerësuar se si është më
mirë të sillemi, edhe kur bëhet
fjalë për administrimin e pushtetit,
është një mendim i ngulitur
që prej viteve ‘80 e që ka kaluar
çdo lloj kërkimi sociologjik dhe
psikologjik", thotë një politologe
e Universitetit të Pavias. "Shumë
studiues mbështesin tezën se nuk
ekziston vetëm një dimension i
etikës, ai mashkullor i bazuar te
drejtësia, por që gratë krijojnë një
tjetër të bazuar te koncepti i kujdesit".
Ajo që teorizoi këtë diferencë
e para ishte Carol Gilligan,
pedagoge e psikologjisë evolutive
në Universitetin e Harvardit. Nga
studimi u arrit në përfundimin se
gratë kanë një mënyrë të tyren
për të vlerësuar zgjedhjet: as inferiore,
as superiore se mënyra e
meshkujve, por thjesht ndryshe.
Drejtësi dhe kujdes
Parimi që rregullon zgjedhjet
e femrave në fakt nuk është
ai se çfarë është e drejtë apo e
gabuar, por ai i kujdesit, d.m.th.
se çfarë është më mirë ose me
më pak dëme në një moment të
caktuar për numrin më të madh
të personave. Gratë, shkruante
Gilligan, më tepër se pas një
sistemi rregullativ e vlerësonin
botën për lidhjet njerëzore. "Ajo
që duket hapur, duke parë se si
gratë e ushtrojë pushtetin, është
se ato kanë një botë të tyre, një
botë të veçantë". Edhe Anne
Stevens, docente e studimeve
europiane në Universitetin e
Birmingemit dhe autore e librit
"Gratë, pushteti dhe politika",
tregon se nga studimet e shumta
në Amerikë dhe Europë del se
femrat e jetojnë politikën me më
shumë përgjegjësi dhe me më
pak konfl iktualitet.
Pjesa kritike
Por a mjafton që gratë të jenë
në pozicione drejtuese, sepse
janë më të kujdesshme dhe më
të përgjegjshme në atë që bëjnë?
"Qeverisja femërore është një rast
shumë i hershëm për t‘u analizuar
deri në fund", tregojnë psikologët.
Në të vërtetë, pjesa më e madhe e
studiuesve sot mendon se të dyja
sekset i përdorin të dyja këto dimensione
të etikës (drejtësinë dhe
kujdesin) për të bërë zgjedhjet e
duhura. Kjo varet edhe nga rrethanat.
Sot ndryshe nga shumë vjet
më parë, duket se rrethanat janë
pjekur për të ushtruar pushtetin në
një botë që gjithmonë e më shumë
po drejtohet nga gratë, gjë që nuk
i pengon meshkujt të veprojnë
si ato. Shembulli më i mirë për
këtë është Presidenti amerikan,
Barak Obama, që mes të tjerave
u ka besuar grave role shumë të
pushtetshme (nga Hilari Klinton,
sekretare e Shtetit deri te Sonia
Sotomajor, gjyqtare e Gjykatës Supreme
në vend). Obama fi toi dhe
entuziazmoi njerëzit në të gjithë
botën falë një premtimi: "Ju kam
për zemër".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›