PS: Berisha të ulet pa kushte absurde në tryezën e dialogut

Kryeministri
të jetë i sigurt se në pensionin që po i afrohet, do të ketë kohë të
mjaftueshme ti dedikohet notit, gjuetisë, alpinizmit, lojës me borën, relaksit
e çdo qejfi tjetër. Sa ka kohë në detyrë, të bëjë detyrën
Tiranë, 8 Shkurt NOA Opozita kërkon që Berisha
të ulet pa kushte absurde në tryezën e dialogut duke vlerësuar se themelet e
shtetit po tronditen rëndë si pasojë e keqqeverisjes së kësaj mazhorance.
Saimir Tahiri, deputet i Partisë Socialiste
tha sot se kriza të shumëfishta e të njëpasnjëshme po cenojnë rendin demokratik
dhe shoqëror në vend.
Kriza e demokracisë po materializohet jo
vetëm me keqfunksionimin e parlamentit, por edhe me përpjekjen e Kryeministrit
e mazhorancës, për të privuar shqiptarët nga e drejta kushtetuese për të
zgjedhur lirisht alternativën e tyre, me besimin se vota do numërohet drejtë e
jo siç i dalin llogaritë pushtetit, - deklaroi Tahiri, njëherësh dhe kryetar i
Fondacionit Qemal Stafa, organizatë pranë Partisë Socialiste.
Ai vlerësoi se mungesa e vullnetit për të bërë
transparencën e plotë zgjedhore, nuk ka për arsye as kushtetutën, ligjin apo
vendimet e gjykatës kushtetuese, por përpjekjen e mazhorancës për të fshehur
manipulimin zgjedhor të 28 qershorit dhe skenarin e saj të fshehur për të
vjedhur edhe zgjedhjet e ardhshme.
Partia Socialiste është e ndërgjegjshme se
këto kriza nuk kanë filluar në 28 Qershor, por përkundrazi, manipulimi i
zgjedhjeve vetëm i ka theksuar, duke e bërë më aktuale domosdoshmërinë për ti
zgjidhur në themel, - theksoi z.Tahiri.
Këtu, deputeti socialist sugjeroi se zgjidhja
më e mirë për interesin madhor të qytetarëve është rivendosja e demokracisë,
duke rikthyer besimin e publikut se në këtë vend ekzistojnë të gjitha mundësitë
për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, proces që fillon me transparencën e
plotë dhe të pakushtëzuar të zgjedhjeve të 28 Qershorit për të garantuar
zgjedhje të lira e të ndershme në të ardhmen.
Vetë tryeza e dialogut, të cilën Sali Berisha
vazhdon ta anashkalojë me pretekste që në të vërtetë nuk kanë të bëjnë as me
Kushtetutën e as me Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk zgjidh përfundimisht
as krizën e demokracisë e shtetit ligjor, as krizën institucionale e as krizën
ekonomike, por vetëm i hap rrugë zgjidhjes përfundimtare duke vendosur në themel
garantimin e votës së lirë, - deklaroi Tahiri.
Në përfundim, Tahiri ka ironizuar dhe pamjet e
fundjavës të kreut të qeverisë me familjen në Dajt: Kryeministri të jetë i
sigurt se në pensionin që po i afrohet, do të ketë kohë të mjaftueshme ti
dedikohet notit, gjuetisë, alpinizmit, lojës me borën, relaksit e çdo qejfi
tjetër. Sa ka kohë në detyrë, të bëjë detyrën.
e.r/NOA
Tiranë, 8 Shkurt NOA Opozita kërkon që Berisha
të ulet pa kushte absurde në tryezën e dialogut duke vlerësuar se themelet e
shtetit po tronditen rëndë si pasojë e keqqeverisjes së kësaj mazhorance.
Saimir Tahiri, deputet i Partisë Socialiste
tha sot se kriza të shumëfishta e të njëpasnjëshme po cenojnë rendin demokratik
dhe shoqëror në vend.Kriza e demokracisë po materializohet jo