E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montobio paraqet sfidat e presidencës spanjolle në BE: Jemi pro integrimit tuaj

Tiranë, 5 shkurt, NOA Të jesh shofer i
Bashkimit Evropian, nënkupton përveçse drejtimit të tij, edhe gjetjen e mënyrave
të reja të të bërit politikë.

Një fakt të tillë e ka deklaruar ambasadori i
Spanjës në Tiranë, Manuel Montobio, gjatë një tryeze mbi prezantimin e
strategjisë (për Ballkanin në veçanti) të presidencës së këtij vendi në krye të
BE-së.

Ne këta 6 muaj përballemi me probleme që janë
në kuadër të axhendës globale si ngrohja, globalizmi etj. Por një sfidë tjetër është
edhe ajo e hyrjes në fuqi të Traktati i Lisbonës, i cili do na përballë me pasojat
institucionale të shtimit të kompetencave të Bashkimit Evropian, tha Montobio
lidhur me një fakt të tillë.

Më pas, ai ka pohuar se edhe kriza ekonomike në
rajon është një sfidë tjetër me të cilën do përballet presidenca spanjolle e
BE-së në 6 muajt e ardhshëm.

Sikundër nuk ka lënë pa përmendur edhe sfidën
që quajti ai atë të stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe promovimin e paqes
dhe bashkëpunimin mes vendeve të tij.

Por Montobio përmendi të rëndësishëm edhe për
Shqipërinë, Samitin e vendeve të Mesdheut.

Duke shtuar se një tjetër sfidë për Shqipërinë
është ai i vendosjes së tregtisë së lirë me të gjitha vendet e Bashkimit
Evropian.

Interesi kryesor i Shqipërisë është ai i politikave
të zgjerimit të BE. Ne i mbështesin vendet kandidate në këtë proces siç është
Kroacia, Turqia dhe Shqipëria, tha ai lidhur me një fakt të tillë.

Sipas tij, Shqipëria tashmë ka plotësuar
parimet e respektimit të demokracisë dhe na krijuan bindjen se vendet e
Ballkanit janë të denja për tu futur në Bashkimin Evropian.

Nëse ju do pranoheni si kandidat i BE,
politikat e tij duhet ti konsideroni si politikat tuaja. Harta juaj për në BE
është respektimi i standardeve të saj për zgjedhjet, të ketë administratë që
mbështetet tek meritat e personelit, të luftohet korrupsioni etj, tha më tej
Montobio.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›