At Nikolla Marku: Regjistrimi mbi etni, antikombëtar
Prifti i kishës së Shën Marisë në Elbasan, at Nikolla Marku, e ka cilësuar idenë e regjistrimeve në bazë të etnisë fetare si antikombëtare. “Përkatësia fetare nuk ka nevojë për letra, pasi ai që e ndjen se kujt feje i përket e ka “të shkruar në shpirt” dhe nuk është nevoja për letër. Për mendimin tim, regjistrimi mbi baza të etnisë fetare është antikombëtar dhe në ndërgjegjen time dhe të atyre që nuk e shprehin, mbetet kështu derisa të japim llogari para atij që na ka krijuar”, është shprehur kleriku. Më tej, ai është ndaluar në të ashtuquajturën “kartë e Vorioepirit”. “Nëse ndodh një regjistrim i tillë, fitimtarë dalin ultranacionalistët grekë që pretendojë në ajër për ‘kufirin’ deri në Shkumbin, e për fat të keq u japim një argument të fortë në dorë për të ashtuquajturin ‘regjistrim fetar’. Për shumë arsye shqiptarët kanë ndërruar emrat jashtë çdo dëshire për të ‘kënaqur’ mentalitetin e afendikoit. Këtu duhet parë në kohën moderne legjenda e ‘kalit të Trojë’s”.
#