E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdini fiton Bashkinë e Elbasanit, e djathta merr këshillin

Në nivel qarku, Aleanca për Qytetarin zotëron 61% të totalit të votave dhe Aleanca për të Ardhmen 39%. Në KZAZ 13 në Cërrik, “Aleanca për Qytetarin” 10 njësi: Bashkitë Cërrik e Belësh dhe komunat Gostim, Mollas, Shalës, Kajan PAA, Grekan, Rrase Fierzë. Ndërsa në KZAZ 14 në Elbasan, 7 njësi vendore janë marrë nga Aleanca për Ardhmen dhe 5 njësi nga Aleanca për Qytetarin. Komunat Bradashesh, Papërr, Labinot Mal, Funar janë fituar nga PD dhe aleatët, komunat Gjinar, Gjergjan dhe Gracenin janë fituar nga LSI + aleatët, ndërsa Shushicë, Shirgjan, Labinot Fushë, Tregan, Zavalinë fituar nga Aleanca për të Ardhmen. Në KZAZ 15 në Gramsh “Aleanca për të Ardhmen” ka fituar 7 njësi vendore dhe Aleanca për Qytetarin 2 njësi vendore. Mbetet komuna Pishaj, ku nuk janë zhvilluar zgjedhje. Bashkinë Gramsh dhe komunat Lenie, Skënderbegas, Kushovë, Poroçan, Tunjë, Kukër. LSI Kodovjat, PD Sultë. Në KZAZ 16 Peqin, “Aleanca për Qytetarin” 1 njësi vendore dhe Aleanca për të Ardhmen 5 njësi vendore. Bashkia Peqin dhe komunat Gjocaj, Përparim, Pajovë e Shezë janë fituar nga PD e aleatët, komuna Karinë nga PS. Në KZAZ 17 Librazhd “Aleanca për qytetarin” ka fituar 6 njësi vendore dhe “Aleanca për të Ardhmen” 5 njësi vendore. PD ka fituar Bashkitë Librazhd dhe Prrenjas, si dhe komunat Hotolisht, Orenjë, Polis, Stravaj. Ndërsa PS ka fituar komunat Rrajcë, Qendër, Qukës, Lunik, Stëbleva. Totali në shkallë Qarku: Aleanca për Qytetarin 30 njësi vendore, 19 nga Aleanca për të Ardhmen

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›