PS, Braçe: Terri i ndeshjes, cënim i imazhit të Shqipërisë
Partia Socialiste konsideron se terri gjatë ndeshjes mes Gramozit dhe Realit të Madridit ka cënuar rëndë imazhin e Shqipërisë në botë. Deklarata u bë në një konferencë për shtyp, nga deputeti Erjon Brace.
"Dje, qofte si “sulltanat” që nuk njeh krizë, qoftë si “shtet i dështuar
e i pa ndriçuar”, imazhi i Shqipërisë sonë është dëmtuar në mënyrë
kolosale. Dëmtimi i djeshëm, mori me vete dhe atë çik imazh të mirë që
kishte mbetur pas katastrofës shtetërore të Shkodrës, nga imazhi i
rindërtuar nga anëtarësimi në Nato! Rrënimi i imazhit tonë u pagua me
2.5 mln euro. Sot, duke mësuar reagimin e pjesës ligjzbatuese të
shtetit, turpi bëhet edhe më i madh, shteti edhe më jo serioz, por ashtu
siç është: pronë në duart e një Qeverie karagjoze që na qeveris",
deklaroi Brace.
Dorian Kodra
Azhornuar së fundi ( e enjte , 21 janar 2010 )
< I mëparshmi