Mbërrijnë në Greqi klandestinët, bora i bllokoi në male
KORCE- Një aventurë me një fund të mirë ajo e 4 shqiptarëve të cilët në tentativën prë të kaluar ilegalisht në tokën helene mbetën të bllokuar për disa orë nga bora në malet e shtetit fqinj.Katër klandestinë, dy nga qyteti i Shkodrës dhe dy nga Peshkopia kishin planifikuar që në mbrëmjen e së enjtes nga Korca do të hynin ilegalisht në tokën greke nga Kapshtica. Pasi kanë përshkuar një rrugë prej 4 orësh kur kanë kaluar kufirin shqiptar dhe kanë hyrë në malet e shtetit fqinj janë bllokuar nga errësia e plotë dhe dëbora e dendur e cila shkonte deri në 50 cm. Rreth orës 20.00 të së enjtes njëri prej klandestinëve Azis Muca ka telefonuar në tv NEWS24 për të kërkuar ndihmë: “Ndodhemi në tokën greke, në mal, ka rreth 50 cm borë, jemi të bllokuar që në orën 18.00 të pasdites. Nuk e dinim rrugën, nuk kishim ardhur asnjëherë këtej. Njëri prej nesh është operuar nga stomaku dhe tani nga të ftohtët ka të dridhura, ethe dhe dhimbje stomaku, nuk mund të kthehemi ” ka deklaruar mbrëmë në një lidhje telefonike për tv Azis Muca.Menjëherë pas apelit në NEWS24 policia e qarkut të Korcës është vënë në kontakt telefonik me celular me klandestinët e bllokuar duke i sugjeruar dhe rrugën që duhej të ndiqnin për të dalë në fshatin më të afërt.Rreth orës 23. 30 minuta në një kontakt tjetër telefonik me NEWS24, Azis Muca pohoi se bashkë me shokun e tij të sëmurë kishin nisur të ecin në drejtimin e sugjeruar nga policia dhe arrinin të shikonin dritat e një fshati, që sipas tij ndodhej rreth 30 minuta larg.Rreth orës 01. 30 mintua të mëngjesit të së premtes u mësua se klandestinët kishin kontaktuar me familjarët e tyre duke i thënë se kishin mbërritur në fshatin grek, Dedrohor të Greqisë dhe se ishin shëndosh e mirë.shëndosh e mirë.(s.g/BalkanWeb)