E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i HRW, qeveria e Kosovës: Vlerësim real

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar si real raportin e fundit të “Human Rights Watch”, ku kritikohet gjendja aktuale e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe pozita e komuniteteve pakicë. Zv/Kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, tha se reforma në sistemin e drejtësisë nuk po zhvillohet sipas parashikimeve dhe se duhet të punohet më tepër për të rritur efikasitetin e sundimit të ligjit.

“Janë vlerësime neutrale, ne i quajmë reale për arsye se duhet të
reflektojmë pozitivisht në veprime në tilla. Ne besoj e dimë të gjithë
që procesi i sistemit të drejtësisë është në një reformë e cila nuk po
shkon si duhet, por duhet të punojmë më shumë ta rrisim efikasitetin dhe
efektivitetin. Jemi në një proces të riemërimit të gjyqtarëve dhe të
prokurorëve që mendoj duhet të jetë më i shpejtë”, deklaroi Hajredin
Kuqi, zv/Kryeministër i Kosovës.

Zv/Kryeministri Kuçi tha se përmes bashkëpunimit me EULEX-in dhe me
misionet e tjera ndërkombëtare, synohet të shtrihet sundimi i ligjit në
të gjithë territorin e Kosovës.

“Po ashtu, besoj se misioni i EULEX-it në Kosovë do të jetë një ndër ata
që, jo vetëm do të ndihmojë në vendosjen e rendit e të ligjit, por në
ngritjen e kapaciteteve tona për rend dhe ligj. Natyrisht se për
komunitetet ka vlerësime pozitive, gjë që është vërejtur nga të tjerët,
por mbetet për të punuar ende në pjesën veriore të Kosovës. Besoj se
shembujt e themelimit të komunave të reja, e themelimit të komunave me
kryetarë legjitimë”, vijoi ai.

Qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare po pregatisin
strategjinë për shtrirjen e autoritetit në veri të Kosovës, ku janë të
pranishëm një numër i vogël i përfaqësuesve të EULEX-it. Shtimi i
pranisë së EULEX-it dhe formimi i komunës Veriore të Mitrovicës, sipas
kësaj strategjie, do të jenë hapat e parë për vendosjen e sundimit të
ligjit në këtë pjesë të Kosovës.

Edona Peci     

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›