UNMIK ne Kosove deri kur te vendose OKB-ja
PRISHTINE- Misioni i OKB-së në Kosovë thotë se do të vazhdojë punën e tij në vend mbi bazën e Rezolutës 1244 dhe se vendimi për mbylljen e tij i takon vetëm KS të OKB-së.Një zëdhënës i UNMIK-ut, Russell Geekie, i tha dje BBC-së se misioni i rikonfiguruar që nga viti i kaluar, përveç rolit të vëzhguesit dhe raportuesit, luan edhe një rol administrativ në Mitrovicën e Veriut.Deklaratat e zëdhënësit të UNMIK-ut vijnë në kohën kur pritet diskutimi për Kosovën në KS të OKB-së dhe pas kërkesave të udhëheqësve të Kosovës për mbylljen e plotë të misionit.Zoti Geekie tha se UNMIK-u po përcjell me vëmendje zhvillimet për veriun, posaçërisht të strategjisë së institucioneve kosovare dhe atyre ndërkombëtare për këtë pjesë të Kosovës dhe se mund të rirreshtohet nëse është e domosdoshme.Mirëpo ai tha se UNMIK-u nuk është njoftuar dhe as që është pjesë e strategjisë për veriun. Zoti Geekie tha se misioni i OKB-së zhvillon biseda me të gjitha palët, përfshirë edhe udhëheqësit me ndikim në veri, pavarësisht se cilave struktura u takojnë. (s.g/BBC/BalkanWeb)