Sejdiu: Rugova, arkitekt dhe ikonë e pavarësisë së Kosovës

Presidenti Ibrahim Rugova, është arkitekt dhe ikonë e pavarësisë së Kosovës, shenjë me të cilën identifikohet shteti ynë.Kështu u shpreh presidenti Fatmir Sejdiu gjatë ceremonisë përkujtimore në katër vjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.Ai u shpreh se ish presidenti Rugova me veprën e tij arriti të bëhet figura më të madhe politike e tërë historisë moderne të Kosovës.
"Ibrahim Rugova, krijues i një modeli kulturor në Kosovë, u bë fuqishëm
figura më e madhe politike e historisë moderne të Kosovës, prandaj
identifikimi me të paraqet vlerë. Këtë vlerë ne do ta mbrojmë dhe do ta
kultivojmë me përkushtim, me dije dhe dashuri të pa skajshme, kjo është
gjëja më e vogël që ne mund të bëjmë për një njeri që e solli koha për
ti prirë Kosovës, për një njeri që në Kosovë bëri kohën e vet, epokën", u
shpreh Fatmir Sejdiu,President i Kosovës.
ëndrra e presidentit Rugova për Kosovën shtet të pavarur dhe
sovran,sipas presidentit Sejdiu prej dy vitesh është bërë realitet.
"Republika e Kosovës është njohur nga 65 vend demokratike anë e kënd
botës dhe në po punojmë që bashkë me miqtë tanë me tërë përkushtimin që
ky numër të shtohet sa më shumë. Procesi i njohjes së Kosovës është me
rëndësi jetike për ne. Këtë e kanë kuptuar të gjithë miqtë tanë,
SHBA-të, pjesa dërmuese e vende të BE-së, por edhe vende të tjera nga
mbarë bota të cilat na kanë ndihmuar pa hezitim në këtë proces", vijoi
Sejdiu.
Në ceremoninë ku kishte të pranishëm figura politike të Kosovës dhe
ndërkombëtarë,Presidenti Fatmir Sejdiu,dekoroi me medaljen e artë për
“Paqe,Demokraci dhe Humanizëm–Ibrahim Rugova”ish presidentin e
Republikës së çekisë,Vaslav Havel,cmim që ju dorëzua ambasadores çeke në
Prishtinë Janina Hrebickova.
Shkëlzen Osmani
< I mëparshmi