E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: CEZ s’po kompenson qytetarët



Partia Socialiste akuzoi dje kompaninë CEZ se nuk po kompenson qytetarët për vjedhjen që sipas saj, bëri kur rriti që në dhjetor çmimin e energjisë elektrike. "Sot u detyrova të paguaj faturën e dytë të energjisë elektrike për këtë vit, ashtu siç mijëra shqiptarë që janë korrekt me ligjin dhe kompaninë që ofron këtë shërbim publik. Fatura e dytë e energjisë, tashmë konfirmon publikisht: vjedhja ndaj 1 milion konsumatorëve shqiptarë, përmes çmimit të rritur të energjisë, me fuqi ligjore vetëm në janar por faturuar që në dhjetor, po harrohet dhe nuk po kompensohet! Pra fatura e shkurtit nuk ka kthyer mbrapsht asnjë qindarkë të vjedhur në muajin janar!", tha deputeti socialist, Erion Braçe në një konferencë për shtyp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›