E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike nuk ka lidhje me vizat

Borchardt:

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Bernd Borchardt, ka nisur dje një turne vizitash në rajonin jugor të vendit në kuadrin e një veprimtarie ku ai do të referojë mbi temën “Shqipëria dhe Bashkimi Europian sipas këndvështrimit gjerman”. Fillimisht ai ka vizituar mjediset e parkut arkeologjik të Antigonesë dhe më pas është takuar me përfaqësues të strukturave të qeverisjes vendore në Komunën e Antigonesë dhe Bashkinë e Gjirokastrës. I pyetur nga gazetarët vendas për vlerësimin nga ana e tij të procesit të liberalizimit të vizave dhe lidhjen e tij me ngërçin dhe situatës politike aktuale në Shqipëri, ambasadori Borchardt tha se: “Kriza politike në vend nuk ka lidhje me ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave për shqiptarët”, ndërkohë që ai u bëri thirrje dy forcave politike të zgjidhin mosmarrëveshjet që janë shfaqur pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, duke e konsideruar konstruktivitetin e tyre në dobi të konsolidimit të sistemit të demokracisë në Shqipëri.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›