E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e Kosovës miraton strategjinë për veriun

Kryeministri Hashim Thaçi theksoi se kjo strategji është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. “Ka ekzistuar nevoja për një strategji të re aktive, një strategji kjo e cila është në pajtim me dokumentin e Ahtisarit, Kushtetutën e Kosovës dhe në marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare, e cila do të reflektojë perspektivë demokratike integruese për veriun e Mitrovicës, në mënyrë që të forcohet sovraniteti i shtetit tonë dhe respektimi i integritetit territorial të Republikës së Kosovës, por edhe zgjerimi i funksionalizimit të ligjshmërisë në çdo cep të Republikës së Kosovës dhe përmirësimi i situatës ekonomike gjithashtu”, ka thënë kryeministri Thaçi.Strategjia përfshin rekomandime dhe orientime për katër fushat kryesore; së pari fuqizimin e sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, reformimin e pushtetit lokal apo decentralizimin me themelimin e komunës së veriut, adresimi i qeverisjes vendore në tri komunat, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan si dhe përmirësimin e situatës sociale dhe ekonomike, ka thënë z.Thaçi.Kryeministri Thaçi më tutje ka theksuar se në përputhshmëri me kushtet, rrethanat dhe realitet që do të krijohen, Qeveria e Kosovës do të mund të krijojë fond të veçantë për çështjen e përmirësimit të gjendjes sociale dhe ekonomike në veri të Mitrovicës. “Vitin e kaluar kemi investuar rreth 8 milionë euro në atë pjesë, ndërsa sivjet mund të shtohet edhe me fond i veçantë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të cilën do të kemi edhe mbështetjen ndërkombëtare” ka potencuar kryeministri. Kryeministri Thaçi ka kërkuar përfshirjen e  të gjithë faktorëve  relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë, në mënyrë që të kemi sukses të plotë dhe njëherit ka falënderuar në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës gjithë komunitetin ndërkombëtar për angazhimin dhe mbështetjen në këtë proces.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›