E Shtunë, 31 Tetor 2026

DR zgjodhi këshillin drejtues, përjashtime të reja

Shumica e anëtarëve të Këshillit Qendror nuk ka arritur të zgjedh nënkryetarët dhe sekretarin partiak, por kryetari Imer Selmani ka nënvizuar se brenda tri ditëve do të zgjidhen edhe këto organe drejtuese partiake. Këshilli qendror sot përjashtoi katër anëtarët e këshillit qendror: Adnan Azizi, Skender Rexhepi, Bilall Kasami dhe Nuriman Tefiku. Këta persona, sipas kryetarit të partisë Imer Selmani, janë larguar pasi kanë punuar në kundërshtim të interesave dhe statutit të partisë.Një vendim i tillë, sipas Selmanit, është marrë me prezencën e 85 anëtarëve të kryesisë qendrore nga gjithsej 114, ndaj edhe mund të quhet se është plotësisht legjitim. Mirëpo grupi i përjashtuar e ka quajtur jolegjitim vendimin e përjashtimin, duke theksuar se nuk është votuar nga maxhoranca partiake. (INA/start)                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›